• |
ide | kryesore

Mihajlovic beson se e mundi leuceminë: “Jam mirë, tani ndihem më i fortë”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic është bërë testimonial i Ail (Shoqatës Italiane për Leuceminë) e kthehet të flasë për sëmundjen e tij: “Jam mirë, ndihem i fortë – ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e fushatës ‘Me Sinisa për kërkimin’ – Kanë kaluar gati 7 muaj nga transplanti e më e keqja duhet të ketë kaluar. Por duhet të paktën një vit përpara se të kthehem në normalitet, varet nga personi në person. Ka momente në të cilat ndihem vërtetë i lodhur, e rëndësishme në këto raste është të mos e ekzagjeroj e të bëj vetëm atë që e ndjej se mundem”.

Miha ka shpjeguar se cilat janë hapat e radhës të rrugëtimit të tij: “Kontrolli i ardhshëm është në shtator, pastaj do kem një tjetër në dhjetor e ngadalë do të kthehem në normalitet. Në gjëerat që bëj sidoqoftë ndihem më i fortë se më parë, ndoshta sepse kam marrë palcë të re – ka thënë ai me batutë – Është kënaqësi e madhe të dish se mund të shpëtosh një jetë. Nëse do ta dija, do ta kisha dhuruar palcën time. Një sakrificë e vogël për atë që e bën, por një dhuratë e madhe për atë që e merr”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *