• |
ide | kryesore

Ministria e Arsimit tërhiqet pas protestës së maturantëve: Do të konsiderojmë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arsimit



Ministria e Arsimit njofton se ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. në fokus të diskutimit ishte provimi i gjuhë letërsisë si edhe protesta e maturantëve që pasoi këtë provim.

Në përfundim të diksutimin QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, si edhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit etj.

Gjatë takimit u theksua dhe u mbështet nga të gjithë të pranishmit se testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore.

Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë.

Ndër të tjera, në takimin e djeshëm u pranua se testi në fjalë ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave, duke u bazuar plotësisht në programin orientues dhe në përpjesëtim të drejtë, gjithashtu, edhe me programin e shkollave profesionale.

Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës.

Gjithashtu, u nënvizua se modeli i testit të shpërndarë tek nxënësit paraprakisht, ka qenë shumë i ngjashëm me provimin e “Gjuhës shqipe dhe letërsisë”, si nga teknika e organizimit të pyetjeve, ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Ky fakt do të thotë se nxënësit kanë qenë plotësisht të informuar mbi natyrën e provimit me të cilin janë ballafaquar javën e kaluar.

Përkundër gjithë këtij diskutimi të zhvilluar, QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.



3 Comments

  1. Keta e bejne kopilin dhe ta lene ne dere. Po kane dale pedagoge dhe kane hedhur ne plehra me shume se 15 pyetje( disa kishin pergjigje te gabuara, disa pjeserisht te sakta, e diisa me dy ose tre alternativa te sakta) . Dhe flasin per program e per tekst) Dhe tjetra , po qe se kane dale ne kete perfundim ( per permbajten e tekstit) pse bejne rishikim te vleresimit, pse e ndryshojne fashen?

  2. Jam kurioz te di cfare do ju thoshte Edi Rama ketyre eksperteve te Ministrise se Arsimit (nese sdo ishte qeveria Rama). Kjo, duke e ditur qe ai i ben “rezil” njerezit ne fcb pse nuk vene dy pike mbi e (ë), e ca s’ju thote.

    Ja pra eksperte arsimi rilindiot qe mire qe e kishin bere tezat pacavure e me gabime drejtshkrimore kane dhe pafytyresine e thone ” he me sa ca gabime ishin”. Idiotlleku e prepotenca per ta mbrojtur idiotizmin rilindes eshte lapidar.

  3. I nderuar komentues qe je kurioz per te ditur se si do vepronte -psiko skizofreni-me hartuesit e tezave te matures po te mos ishte ne pushtet.Nuk do linte gur pa levizur me brockullitjet e tij ,me batutatizmat e tij shpifarake,qe i perdor me vend dhe pa vend edhe kur eshte ne siklet edhe kur e quan veten tiumfues me luftrat imagjinare si Don Kishoti.Por cfare mund te presesh nga nje njeri qe prane kabinetit tij ka vene -ministra-burrat e grave qe ka lene,ka vene baxhella dhe servila te pa skrupullt qe kane dale nga fermat e dhive qe nuk kane -Haber-c’eshte arsimi dhe jo me te hartojne teza provimesh.Dhe kjo doli ne pah-me ——TURIN-e famshem.Do ishte e drejte pyetja ku kete personazhin -Turi-o ta kishin lexuar ne ndonje tregim ,o ta kishin pare ne ndonje filem ,ose ne ndonje vidio apo telenovele dhe per te tatuar dijet apo pergatitjet e maturanteve qe e kishin lexuar apo jo ,apo e kishin pare apo jo veprimet e -Turit- ate here pyetja qendronte .Por jo futja me kot ,me injorancen dhe idiotesine e hartueseve te pyetjes dhe pa aftesise te kesaj -shukeje- te penalizohen te gjithe ata maturante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *