• |
ide | kryesore

Pas divorcit Meghan Fox fotografohet me të dashurin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Fox më në fund e konfirmoi marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly të hënën, pas zërave që dolën pas klipit të tij më të ri ku aktorja ishte protagoniste.Ylli 34-vjeçar u fotografua me reperin 30-vjeçar në Bar Z. Furley në Sherman Oaks të Los Angeles, ku kishin dalë për një pije.Dyshja u shfaq për dore ndërsa dilte nga bari, dhe të dy ndanë një puthje të shpejtë, por romantike.

Kelly kishte mbërthyer gishtat e Megan para se t’i hapte derën aktores për në automjetin luksoz Cadillac Eldorado.Shëtitja e tyre romantike erdhi pasi ish-bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green u fotografua me bjonden simpatike Courtney Stodden të shtunën.Meghan dhe Brian kanë pasur një martesë 10-vjeçare, dhe aktori e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij ku tha:
“Doja që të gjithë ju ta dëgjoni nga unë. Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me mua. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me të. Ne kemi pasur një marrëdhënie të bukur. Do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që edhe ajo gjithmonë do të më dojë mua. Ne kemi ndërtuar një familje vërtet të veçantë”, u shpreh ai. Ndër të tjera Green pranoi që nuk e ka të lehtë ndarjen me të, madje e shpjegoi se “ka një gropë në stomakun e tij”, por do që ai dhe Megan do të mbeten miq të ngushtë edhe pas ndarjes. Megan dhe Brian kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *