• |
ide | kryesore

PS – PD sherr në Këshillin Politik, prishet marrëveshja për Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka zgjatur 2 orë e gjysmë takimi sotëm i Këshillit Politik ku pritej që të merrte fund diskutimi për reformën zgjedhore, por zhvillimet kanë marrë një kthesë të fortë duke i çuar palët drejt prishjes së marrëveshjes së arritur.

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri tha se opozita ka hequr dorë nga marrëveshja për KQZ-në. Sipas tij opozita kërkon një tjetër formulë për zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, e cila sipas tij anashkalonte rolin e Kuvendit.

“Siç duket PD kërkon vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja. Realisht ky ishte devijim i bisedës sepse nuk e zhbëjnë dot parlamentin. Duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç janë sot. Të rrimë tek kjo KQZ që jemi dhe s’kemi pse të bëjmë debat.

A e rrezikon kjo marrëveshjen? PD kërkon që të kemi sërish këtë vendimmarrje, pra kërkon KQZ aktuale. Është më e ndershme kjo, tentuam të bëjmë një gjë të mirë. Të rrimë me këtë skemë. A ka marrë fund marrëveshja? Forma e KQZ ishte parashikuar me mandatet siç e kishim parashikuar. Ta thonë publikisht se ne sinqerisht nuk kemi asnjë problem” – tha Gjiknuri.

Por ndryshe u shpreh demokrati Oerd Bylykbashi sipas të cilit formula e re është e ngjashme me atë të sistemit të drejtësisë.

“Dua të konfirmoj në emër të opozitës se i qëndrojmë pikë për pikë të dokumentit të datës 5 qershor, në lidhje me identifikimit biometrik dhe respektojmë edhe dakordësinë për KQZ-në, për një formulë të re. Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të përzgjedhjes dhe emërimit të 3 trupave të KQZ-së, nëpërmjet një formule siç është ajo e sistemit të drejtësisë.

Kjo formulë që garanton një shqyrtim të pavarur të figurave me standarde të integritetit më të lartë profesional. Kjo formulë u kundërshtua nga mazhoranca pa asnjë arsyetim, sepse i intereson kapja e plotë e KQZ-së në të tria organet. PS do të jetë në mazhorancë në këto organe.

Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo lloj propozimi. I dhamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë, një propozim që garanton një proces neutral por i heq mundësinë mazhorancës që të përfitojë nga ky proces. Jemi në pritje të përgjigje të mazhorancës” – tha Bylykbashi.

Formula që ka propozuar opozita për KQZ

Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Konkretisht, formula parashikon tre faza:

a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Mbledhja u la përgjysmë nga Rudina Hajdari që në dalje akuzoi PS dhe PD se po zihen për tendera. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. …nuk mund ta zhbejme dot parlamentin… Ka thene z. Gjiknuri. Ai parlament nuk ka as gjysmen e deputeteve te ligjshem. Nja 7 deputete kane dale nga deformimi i kodit zgjedhor, nja 10 te tjere kane dale nga “cunat problematike” shto ketu 39 qe jane te paligjshem bazuar ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese te vitit 1993 dhe qe perben nje precedent i cili nuk mund te anashkalohet. Me mandat real i bie te jene maksimalisht 66 deputete. Gjysma e ministrave jane pa mandat politik, hajde merre vesh se cfare qeverisje jemi. Me sa duket jemi kthyer ne monarki absolute

  2. Unë nuk kam ardhur këtu që të flas për tendera prapa dyerve. Reforma do të shkojë në Kuvend dhe atje do të shprehemi me votë. Nuk vij më në takime të tilla ku nuk diskutohen gjërat thelbësore por pazare. Ata po mundohen të fusin me ligj mënyrën e tenderimit” – tha Rudina Hajdari duke iu referuar partive PS, PD dhe LSI.jepjani tenderin ketyre te lulzimes se keta vdesin per tendera,si gaz bardhi kur u be min drejtesie per 6 muaj dhe beri 11 tendera

    1. PD do te nxjerri jasht loje opoziten parlamentare.
      Nese komisjoni i perzgjedhes i komisjonereve do jete 3 nga PS dhe 2 nga PD , atehere opozita parlamentare nuk ka asnje shanc te kete komisjoneret e vet se komisjoni do tja rrezoje direkt.
      Ketu eshte dhe hilja e PDs . I ve vizen Murrizit me shoke.
      Prandaj dhe Gjiknuri flet per ‘ cberje te parlamentit’ .
      PD do te anashkaloje polin e trete qe eshte bere shume problematik me kerkesat e tyre per listat e hapura.

      1. Prandaj dhe Rudina Hajdari e la mbledhjen . Nuk ishte pune tenderash se ne ate mbledhje nuk u diskutua fare per tederat , por se si do te ndertohej komisjoni zgjedhor.
        Me sa duket opozita parlamentare, me te vertet i ka dale nga dora PDs dhe ate po e perdor PS per interesat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *