• |
ide | kryesore

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës për pazare droge, policia arreston një prej të dyshuarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak muaj pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre re të Jan Prengës në zonën e Shijakut, si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani, mësohet të jetë arrestuar një prej rrëmbyesve të dyshuarve.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se është arrestuar një prej të dyshuarve si rrëmbyes. Ka dyshime që personi në fjalë është shtetasi Martin Gentian Bleta.

Jani prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.

Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.

Lajmi në përditësim… 



1 Comment

  1. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.Kjo eshte policia qe kerkon vrasesi salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *