• |
ide | kryesore

7 këngët hit të shkruara nga Bebe Rexha

-Instant, Paparazzi, Slider



1. “The Monster” – Eminem ft. Rihanna

Rexha ka goditur që me herë të parë pasi kënga që ajo ka shkruar “The Monster” për Eminem dhe Rihannën ka rezultuar një sukses i vërtetë duke u renditur në 100 hitet më të pëlqyera në Billboard Hot. Bebe ka qënë duke punuar në një dyqan parfumesh kur ka parë për herë të parë Rihannën. Bebe rrëfen se ishte shumë e emocionuar që pa Rihannën, por Rihanna as nuk e kishte përshëndetur. Kjo duket sikur Rihanna i ka dhënë fund që aty interesit për atë se çfarë Rexha donte ti thoshte.

2. “Like a Champion” – Selena Gomez

Bebe Rexha ka shkruar “Like a Chapion” për albumin Gomez Stars Dance. Mes theksit Bajan që Gomez përdor në këngët e saj dhe tekstit -i cili përfshin linjën “shine like diamonds in the sky” -shumë kanë vënë në dukje që kënga sjell në mendje Rihannën.

3. “Team” – Iggy Azalea

Hiti i Iggy’s “Team” ka patur një grup të madh që kanë punuar për të, përfshirë 6 tekstshkrues gjithsej. Bebe ka kapërcyer me sakrifica për tu përfshire në to.
Kur po punonin për këngën “Team” Rexha i tregoi Azalea një histori rreth asaj që ishte goditur njëherë në një bar. Një djalë i ishte afruar asaj dhe duke përdorur fjalët ” you girl look like a three day weekend.”
Iggy i kishte thënë Bebes se kjo i dukej histori interesante dhe donte ta tregonte në këngën e saj. Kështu ka lindur ideja e këngës së Iggys “Three Day Weekend”.

Morali: Kujdes nga ato që mund t’ju tregoj Bebe në lokal.

4. “GloWing” – Nikki Williams

Bebe Rexha ka krijuar gjithashtu tekstin e këngës “GloWing ” për Nikki Williams. Kënga zuri vendin e tretë në Billboard Hot Dance Songs.

5. ” Under You” – Nick Jonas

Bebe i dha një dorë Nick Jones në albumin e tij “Last Year Was Complited me këngën e tij ” Under You”
Kënga ka tërhequr vëmendje kryesisht nga videoklipi, ku përfshin një skenë në dush mes Jonas dhe Pretty Little Liars yllit Shay Mitchell.

6. “All Hands On Deck” – Tinashe

Rexha i fuqizoj edhe njëher fansat e Tinashës Aquarius me singëllin . “All Hands On Deck” .Kjo kënga ka dhe një version remix në bashjëpunim me Iggy Azalea.

7. “One More Night” – Bella Thorne

Nga pesë këngët e Thorne’s EP Jersey, Rexha ka shkruar dy prej tyre. Nuk është habi që Thorne thërritën Bebe për albumin e tyre. Bebe është e njohur për aftësinë e saj për të shkruar këngë të bukura dhe kryesisht me mesazh që lënë pas problemet dhe janë me këmbë në tokë, një prej të cilave është mbi të gjitha “One More Night” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *