• |
ide | kryesore

Balotelli thirret në Prokurori: tamponi i pakryer mund ti kushtojë rëndë Breshias

-Instant, Sport



Përplasja mes Balotelli e Brescia transferohet në Prokurorinë federale. Supermario është thirrur si person i informuar mbi faktet pas deklaratave të menaxherit të tij Mino Raiola (“Më rezulton se Brescia është e vetmja shoqëri në Serie A që nuk ka bërë ende tamponin një lojtari të saj”). Fjalë që tërbuan klubin e Massimo Cellino e që kanë zgjatur ditët e kontrollit nga ana e inspektorëve të Figc në qendrën sportive të Rondinelle.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, Balotelli do të dëgjohet në lidhje me kontrollet shëndetësore që kryhen mbi personat që frekuentojnë Qendrën sportive, mbi distancën mes personave e pastaj mbi situatën personale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *