• |
ide | kryesore

Biografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një kërcënim që po e bën të dridhet çiftin Trump. Ditët e fundit, Melania Trump është në qendër të vëmendjes përtej Atlantikut pasi një libër i ri kushtuar asaj ka zbuluar më shumë për gruan e Donald Trump. Pas zbulimeve për netët kur flinin të ndarë, luftës midis njerkës dhe bijës së Trumpit, Ivanka, pas bujës për rinegocimin e kontratës martesore, para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, tani po njihemi me sekrete të reja rreth Zonjës së Parë. Fjala është moshën e saj, fizikun dhe diplomat që ka marrë në të shkuarën.

“The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan, autorja zbulon shumë, sidomos mbi të kaluarën e panjohur të Melanisë. Për të vizatuar këtë portret, gazetarja kreu njëqind intervista dhe mori në pyetje deri ish-shokët e klasës në Slloveni, të zonjës së ardhshme Trump.

Reportazh/ Në qytetin ballkanik ku fshihen gjurmët e rinisë së Melania Trump

Një hetim i guximshëm pasi Zonja e Parë është kujdesur që ti presë lidhjet me të gjithë ata që I kanë qëndruar pranë në të shkuarën. Sipas Mary Jordan, Melania e ka krijuar prej kohësh mitin e saj: “Ajo ngjan shumë me burrin e saj … madje shumë më tepër se sa duket”.

Që nga hyrja në jetën publike, ajo nuk është ndalur së përsërituri para gazetarëve moshën e saj (aq shumë sa dikush mund të dyshojë se sa vjeç është ralisht), por edhe të pretendojë se ‘ajo kurrë nuk kishte kryer operacione kozmetike”, ndërsa tre fotografë që bashkëpunuan ngushtë për këtë biografi thonë në libër se ky pretendim është fals dhe se ajo madje ka plagë të vogla nga operacionet në fytyrë.

Lakuriqësia dhe disa fakte misterioze për gruan e Donald Trump (FOTO +16)

Por zbulimet nuk mbarojnë këtu. Nëse do të shikonim CV e saj zyrtare, Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës. Pas verifikimeve serioze nga autorja (çmim Pulitzer në 2003), duket se Zonja e Parë Amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim. Një gënjeshtër ose një rrumbullakësim i realitetit, njësoj si fakti që ajo arrin të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë. As kjo deklaratë që nuk është verifikuar kurrë. “Fotografë dhe të tjerë që kanë punuar me të ndër vite – përfshirë shtetasit italianë, francezë dhe gjermanë – më thanë që ata kurrë nuk e kishin dëgjuar atë të komunikonte në këto gjuhë”, shkruan përsëri Mary Jordan në librin e saj. Pra ndonëse tashmë ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme që e përshkruajnë zonjën e parë si një kalkuluese të ftohtë, që nuk hyri menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të rinegociuar kontratën financiare me burrin milioner, që flasin për xhelozinë e shfrenuar femërore ndaj bijës së Trupmp, që tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet, në biografinë e re, “The Art of Deal…” shfaqet edhe një aspekt i panjohur i retushimit të së shkuarës. Pra, Melania Trump, një mit i krijuar nga e hiçi?

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Po vjen Nentori dhe sorrat i jane sulur me te gjitha baterite Trumpit i cili pritet ti fitoje zgjedhjet BINDSHEM!

  2. kot nuk i thonë “ka gjetur tenxherja kapakun”!kështu dhe trapi o meli!!
    “tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet”ky përcaktim duhet ti tregohet harsh im thaçit!!
    më përlqen që mbështetësit e avni delvinës janë hedhur në sulm për mbrojtjen e trapit të tyre!!
    me siguri që ai ka për të bërë ndonjë fotomontazh që ta mposhtë këtë gazetare zuzare që i përgojon grunë tinzare të presidentit të tij bjond 80 vjeçar!!

  3. kot nuk i thonë “ka gjetur tenxherja kapakun”!kështu dhe trapi o meli!!
    “tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet”ky përcaktim duhet ti tregohet harsh im thaçit!!
    më përlqen që mbështetësit e avni delvinës janë hedhur në sulm për mbrojtjen e trapit të tyre!!
    me siguri që ai ka për të bërë ndonjë fotomontazh që ta mposhtë këtë gazetare zuzare që i përgojon grunë tinzare të presidentit të tij bjond 80 vjeçar!!

  4. perrallat e demokrateve ne amerike me sponsorizimin e sorrosit vijne plot hujeshi ne mediat shqiptare te sponsorizuara po nga ky individ

  5. haha e po cte themi. tik tak po vjen nendori. Dhe nuk meren dot shqipot me profile pertej spiros mones kodhelit ferhatit feles&co. larg keni shku. shihni baxhot shqiptare me mire.

  6. Pu, pu, pu çfarë krimesh të tmerëshme paska bërë zonja e parë e SHBA, sllovenia Mellani.
    Paska bërë krimin e madh si njerkë e keqe e paska qenë “xheloze” për të bijën e Trump.
    Disa fotografë i paskan “zbular asaj ca “plagë” në fytyrë që dëshmojnëse ajo ka gënjyer që nuk ka bërë operacione plastike..
    Disa fotografë të tjerë nuk e paskan dëgjuar asnjëherë ate të flasë në gjuhë të huaja por vetëm në anglisht e çër këtë kanë dalë me kungullzionin se ajo nuk di as sllovenisht.
    “Zbuluesja” e këtyre “krimeve” të mëdha të Mellanisë, për merita të mëdha në përpunimin e thashethemeve , paska marë çmimin Pulitzer.
    Kjo paska zbuluar se Mellania qënka po kaq shumë negative, sa bashkëshorti i saj , president i SHBA.
    O zot deri ku shkojnë abuzimet e mediave të paguara nga Sorosi .
    Kjo laureatja e çmimit Pulitzer, pse nuk është marë me portretet e grave që ka ndruar Sorosi që u martua në moshën rreth 80 vjeç, e në dasmë i vajti kryeministri bojaxhi i Shqipërisë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *