• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen rikthen me operacion trupin e mëparshëm, befason fansat (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen, momentalisht po merr veten nga operacioni misterioz që u bë aq i famshëm në rrjet- heqja e implanteve të gjoksit.

Ngjarjen e veçantë, Chrissy zgjodhi ta festojë familjarisht me një tortë në formë gjoski, ku sipër shkruheshin vitet e jetës së implanteve (2006-2020). Në rast se nuk e dinit, modelja vendosi t’i nënshtrohej këtij operacioni për t’ju kthyer gjoksit natyral të saj, sepse kështu do të ndihet më komode. Teigen vendosi implantet e gjoksit në 2006-ën, në fillimet e karrierës si modele, por që nga koha kur u bë nënë kuptoi që asaj epoke po i vinte fundit. “Ata ishin kaq të mirë me mua për shumë vite, por thjesht u lodha. Dua të gjej më kollaj një fustan të masës time apo të shtrihem rehat. Jo më gjoks i madh, kështu që mos u shqetësoni për mua. Do të vazhdoj të kem gjoks, por jo atë që kisha.”- shkroi modelja pak javë më parë.

Para disa ditësh, Chrissy zbuloi se operacioni u krye me sukses dhe e gjitha familja i dha lamtumirën e fundit implantene në mënyra të ndryshme. Fëmijët përmes vizatimeve, ndërsa tani, Teigen me një tortë aspak të zakonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *