• |
ide | kryesore

Flick, nga provizor në magjistar: tani Bayern synon Champions

-Instant, Sport



Titulli i tetë radhazi mund të jetë vetëm fillimi. Që kur Flick ka marrë vendin e Kovac, Bayern fluturon e mund të përsërisë tripletën historike të 2013 firmosur nga Jupp Heynckes. Tekniku i ri duhet të ishte provizori tradicional deri në fund të sezonit, por largpamësia e drejtuesve bavarezë ka cuar në rinovimin e kontratës. Takimet e ardhshme janë finalja e DFB Pokal kundër Bayer Leverkusen në 4 korrik e marshimi drejt një Champions (që do të rinisë nga formaliteti i kthimit në 1/8 ndaj Chelsea), që tani i sheh bardhekuqtë si favoritë, duke parë forcën e skuadrës e faktin se e ka nisur sezonin para pretendentëve të tjerë.

Meritat e Flick janë ato që ka gjetur alkiminë e duhur me lojtarët duke arritur të menaxhojë një grup jo të thjeshtë. Por aspekti ku ka ndryshuar më shumë është ai taktik. Duke nisur nga 4-2-3-1 që ka prodhuar sukses në vitet e kaluara të bavarezëve, lëvizjet më vendimtare ishin ato të lidhura me kostruksionin e manovrës e shfrytëzimin e krahëve. Dy mesfushorët përpara mbrojtjes (Kimmich-Thiago Alcantara, e pastaj Goretzka) alternohen duke u ulur në mbrojtje e duke zgjatur thellësinë.

Në krahët e sulmit, Gnabry e Coman janë bërë pasuesit e Ribery e Robben. Të papërmbajtshëm në një kundër një e gati të shfrytëzojnë mbivendosjet e Pavard djathtas e zbulimit Davies në të majtë. Kryevepra pastaj është rikthimi i Muller në nivelet e disa viteve më parë. Asist të tij e loja në shpejtësi me dy anësorët e sulmit kur depërtojnë në qendër, kanë qenë celësi i sulmit bavarez. Pastaj është Lewandovski: 31 gola në kampionat, 45 në total në sezon. Cdo koment do ishte i tepërt. E tani kush kishte idenë për të ngritur në qiell Champions League e gushtit, duhet ti bëjë llogaritë me favoriten e vërtetë të këtij sezoni anormal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *