• |
ide | kryesore

Gabriel Jesus e Hakimi: Inter programon merkato në nivele të larta

-Instant, Sport



Inter ka vënë në shënjestër dy emra të nivelit të lartë; Achraf Hakimi e Gabriel Jesus. Anësori maroken është jashtëzakonisht i kërkuar. Në pronësi të Real Madrid, e në huazim tek Borussia Dortmund, mbrojtësi nuk ka ndërmend të kthehet në Spanjë pa qartësinë e një vendi si titullar e edhe pse menaxheri i tij i ka mohuar kontaktet me Inter, drejtuesit zikaltër po mundohen të kuptojnë nëse është e mundur të marrin Hakimin në Milano. Cmimi është i lartë, 50 milionë, por Inter prêt thesarin e lidhur me shitjen e Lautaros.

Gabriel Jesus është emri perfekt për të marrë vendin e lënë bosh nga argjentinasi. Edhe Juventus, në muajt e kaluar, kishte nisur të interesohej, pavarësisht se City ka ndërmend ta mbajë fort duke rritur pagesën e brazilianit në 7 nga 5 që fiton ai aktualisht në vit. Edhe në këtë rast, gjithcka varet nga mundësia për të shpenzuar rreth 70 milionë euro për ta marrë brazilianin nga Manchester. Zakonisht rezulton vështirë të hipotezohet, edhe me paratë e përfituara nga shitja e Lautaros, se Inter mund të arrijë të firmosë me të dy lojtarët, gjithnjë nëse nuk gjen formula për të evituar të derdhë një shifër afër 120 milionëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *