• |
ide | kryesore

Ky është lapsusi i “The Sun” për Rita Orën

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora, ditë më parë është përballur me një humbje të madhe.

Asaj i vdiq gjyshja nga nëna, Fatmire Bërdyna-Bajraktari, së cilës ajo me përkëdheli i drejtohej “Nan”.

Mediat e famshme në Angli si: DailyMail, The Mirror, The Sun etj, kanë raportuar për dedikimin emocional që Rita i bëri gjyshes së ndjerë të shtunën.

Mirëpo këta të fundit, konkretisht mediumi britanik “The Sun” ka raportuar gabimisht mbi “vdekjen” e gjyshes tjetër të Rita Orës.

“Rita Ora ka ngelur zemërthyer, pasi mori vesh se gjyshja e saj, Besa, ka vdekur”, nis shkrimin media britanik.

Në fakt, Besë Sahatçiu është gjyshja nga babai e Rita Orës, e cila vazhdon të jetojë në Prishtinë. Ajo ka qenë bashkëshortja e regjisorit të njohur shqiptar, Besim Sahatçiu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *