• |
ide | kryesore

Kylie dhe Stormi në revistën Vogue (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dje në mbrëmje, përmes një postimi në Instagram, Kylie prezantoi kopertinën e re të Vogue Czechoslovakia. Ajo dhe vogëlushja Stormi Webster.

Ndryshe nga herët e tjera, fotografia që shihni është bërë në shtëpi dhe është shkrepur nga një iPhone dhe për më tepër nga Facetime. Portretet e Kylie-it dhe Stormi-it, nga afër dhe shumë pranë njëra tjetrës. Ky numër i  revistës i realizuar në kohë pandemie dhe izolimi është fokusuar tek figuria e Kylie-it si nënë dhe jo pa qëllim quhet “Bedtime Story”. “E dua kaq shumë këtë fëmijë sa dua të shpërthej. Ndonjëherë e shoh dhe më vjen të qaj kur mendoj që s’do të jetë më kurrë kaq e vogël sa tani. Kush e dinte se një gjë kaq e vogël do të më merrte gjithë zemrën. Zoti nuk ka bërë asnjë gabim me ty!”- shkruan Jenner në përshkrimin e fotos.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *