• |
ide | kryesore

Lefter Koka i “shkel syrin” Ramës: Vitin tjetër do votoj për PS-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lefter Koka, deputeti i zgjedhur nga radhët e LSI-së në qarkun e Durrësit dhe që nuk pranoi të djegë mandatin duket se e sheh të ardhmen pranë Partisë Socialiste. Në një intervistë për emisionin “Real Story” ai tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gara qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, – tha Koka.

Ai i ka dërguar një mesazhj të qartë Ramës se tashmë do tëjetë një votues i PS-së, por nuk dha detaje nëse do të jetë kandidat për deputet i kësaj force politike.

“Votues i PS-së do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale. Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve.

Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte shtojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, – tha Koka.



12 Comments

  1. Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.

    Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.

    Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuse biometrike

  2. Bie ne sy tmerri i humbjes se pushtetit nga rilindoret ne cdo shkrim te “bodrimaxhinjve”. Ngaqe nuk kane argument te flasin per asgje dhe “argumenti” i perhershme “fajin e ka Salihu”, megjithese kane 7 vite tashme ne pushtet, ka rene. Meqe nuk mund te vene gishtin tek fajtoret e vertete te situates qe vetem menaxhim te shtetit nuk kane bere keto 7 vite, por kane vjedhur sikur te paguheshin vetem per te vjedhur, tani kane filluar qe ne cso shkrim te publikojne fragmente te Bazes e Bollinos pa asnje lidhje me temen per te cilen flet artikulli, por thjesht per te bere diversion. Marrin shkrimet e Bollinos pasi ky ka gjetur Ameriken ne Shqiperi. Ndersa ne shkrimet e Bazes, marrin vetem ato qe iu interesojne se po te germonin sadopak, do gjenin se cfare ka thene per liderin e tyre dhe per te jatin e tij dhe do iu vinte turp edhe vemjeve. Por keta komentues bodrumaxhinj, qe genjehen me nje sufllaqe se aq eshte kapaciteti i tyre, kane rene aq poshte sa komentojne vetem me copy paste. Kulmi eshte se merren me Bashen i cili eshte personi qe ka fajin kryesor per qenjen e rilindoreve ne pushtet me marreveshjen e 17 majit. Asnje nuk guxon te levdoje lali Erin i cili dihet publikisht se do shpallet armik i partise dhe i popullit dhe do jete nder te paret qe do shkoje ne shtepine pa qera me urdher te liderit te tyre.

  3. Shife ku del sufllaqexhiu ralles. Nga Alibia e humbjes se zgjedhjeve te tenderi i paisjeve biometrike. Nje rrogtar qe punon per shtetin, por piken e llogjikes nuk e ka. Edi Rama ka mbledhur shume mut pas vetes, perfshire komentuesit dhe Ter Koken.
    Ky i fundit po perpiqet te tregoje qe eshte i dobishem per pazare e vjedhje votash, meqe rilindja ska gje ne terezi. Ik o Ter Koka se robqira si puna jote qijne nonen e vet kur vjen puna per leke. Sot te vrasin per 100mije leke, ruaji ato leke se me burrni po ta shohim qe sja del dot ti ruash

  4. Keta nevojtore kane gjithe jeten qe ushqeheni si politikare, e nuk kane ndermend te ikin. E quajne monopol te tyte,politike dhe e te pa zvzndesueshm si qene rrugash. qe jane,duhet te rrijne aty gjithe jeten qelbesirat duke vjedhur e tradhetuar bendin

  5. Keta nevojtore kane gjithe jeten qe ushqeheni si politikare, e nuk kane ndermend te ikin. E quajne monopol te tyte,politike dhe e te pa zvzndesueshm si qene rrugash. qe jane,duhet te rrijne aty gjithe jeten qelbesirat duke vjedhur e tradhetuar vendin. Ndyresira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *