• |
ide | kryesore

Mjeku Sallabanda: Me shumë të infektuar ditorë në Shqipëri se në Spanjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë për “Byro Politike”, mjeku Kita Sallabanda nga Madridi foli për situatën e Covid-19, teka ditët e fundit është rritur numri i rasteve të reja.

Mirëpo, përpos kësaj mjeku thekson se rikthimi në karantinë nuk është rruga e duhur. Sipas tij nëse izolohemi sërish do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë.

“Unë mendoj se nuk është kjo rruga. Ne vuajtëm. Ekonomia spanjolle ka rënë deri në 10%. Nuk ka ndodhur në historinë e Spanjës. Për mua rruga është mbajtja e masave individuale të higjienës. Nëse futemi sërish në karantinë do të kemi dëme ekonomike të papara”, shprehet mjeku.

Më tej, Sallabanda thekson se e çuditshme në Shqipëri është fakti se numri i rasteve të reja ditën e djeshme ishte më i lartë se në Spanjë, ndonëse kemi një numër shumë më të vogël popullsie. Mjeku shton se qytetarët kanë filluar të çlirohen, mirëpo duhet të tregohet kujdes. Po ashtu ai u ka tërhequr vëmendjen edhe mjekëve në Shqipëri të cilët nuk përdorin masa mbrojtëse.

“E çuditshme në Shqipëri është se ju keni 1/3 e të sëmurëve në Spanjë. Ju kishit dje dyfishin e të infektuarve se në Spanjë. Unë mendoj se njerëzit kanë filluar të çlirohen nga frika. Edhe mjekët nuk mund të lëvizin pa maska, është e patoleruershme”, u shpreh ai.



2 Comments

    1. Maskat mund te ofrojne ne rastin me te mire 20% mbrojtje. Kjo sipas atyre qe i kane shpikur.
      Mbylljen (jo karantinen, ajo eshte tjeter gje) e provuam ne dhe gjithe bota. Nuk dha askund rezultat.
      Te ben pershtypje se ata qe e quajne veten mjeke, japin mendime per ekonomine, per rregulla sociale etj dhe asnjehere per paaftesine e tyre te dukshme per te kuruar apo parandaluar nje semundje qe ndryshon shume pak nga gripi sezonal. I kane varur shpresat tek nje vaksine e mumdshme qe duhet te dale, sipas tyre, dhe popullsia nuk do te semuret me e ata do te vazhdojne te shdsin pordhe neper ekrane.
      Kjo vaksine, edhe ne dalte do tr keye te njejtin efekt si vaksina e gripit, qe pavsresisht ekzistences se saj 650 000 njerez humbin jeten cdo vit (raporti i OBSH)
      Sai perket statistikave, ato jane totalisht te pa besueshme, kudo ne bote, e per me shume tek ne. Kush i ben ato? Kush mund ti verifikoje? Kjo dshte nje situate vete Ali, vete Kadi. Vende te ndryshme, metodologji te bdryshme, ska baze krahasimi.
      Shkurt kjo nuk eshte pandemi por sic kane filluan te quajne Plan-demi. Qellimi i saj eshte perhapja e panikut dhe kaosit dhe kete po e realizojne me sukses.
      Mjeku Sallabanda, po ka ndonje eksperience te suksesshme ne Spanje, le ta ndaje me ne. Per analiza socio-ekonomike i bejme edhe vete e nuk na duhet ndihma e nje mjeku nga vendi me deshtimin me te madh ne planet ndaj kesaj semundjeje, me shume se Italia per njesi banoresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *