• |
ide | kryesore

Mjeku shqiptar: Pse shifrat e ISHP për covid-19 janë të pabesueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Erion Dasho ka bërë një koment në rrjetet sociale pas publikimit të shifrave të së mërkurës ku u shënuan 50 të rasteve pozitive me covid-19. Ai shkruan se rikthimi i grafikut si dhëmbët e sharrës së thyer “i vendos vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit” institucioneve shqiptare.

“Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!
Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i formës së çuditshme të grafikut të ngjashëm me dhëmbët e sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM! PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT! PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!” – shkruan Dasho. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.

    Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.

    Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuse biometrike

  2. Pra ky doktori arrin ne konkluzjonin se meqe grafiku eshte si ‘ dhembet e sharres’ kjo tregon se shifrat nuk jane te besueshme .
    O doktor.. merru me mjeksine dhe jo me statistiken se po le nam. Shiko grfikun e te infektuarve ne Spanje Itali dhe france dhe do shohesh se eshte shume i ngjashem me tonin.

    ”’ dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit ”’ . Cilave ligjeve te normalitetit ?
    O debil natyrisht qe kurba ( te dhenat ditore) do jene si dhembet e sharres ( sot me pak se dje , neser me shume se pardje , ose e kunderta) , por ne ‘ long term’ ( ne nje afat njemujor ose disa mujor) ajo krijon linjen e vet te regresjonit.
    Ne shqiptaret japim mend per gjithcka.
    Imagjinoni te dali nje kasap dhe te analizoje te dhenat statistikisht .
    Mjafton te thote qe qeveria genjen se nuk me pelqen grafiku dhe keta te lapsit do ta nxjerrin ne faqe te pare.

  3. Flitet se ka te infektuar me koronavirus edhe ndermjet komentuesve sufllaqexhinj qe bejne komente ne websitet e ndryshme. Problemi nuk qendron aq shume tek keta sepse rilindovirusi, ramavirusi dhe velivirusi jane krijojne komplikacione me te keqija se virusi kinez dhe te pasherueshme per gjithe jeten. Por problemi qendron se mund te infektojne familjaret dhe t’i dergojne ne boten tjeter…

  4. Qe aty genjejne nate e dite e dime por dhe ti o kokeshpulle mos dil e bej kompetentin se je optometrist dhe jo virolog

  5. o njerez po pse ja fusni kot, nuk genjen qeveria per numrin e te infektuarve,
    por eshte shume e thjeshte te ulet numri, thjesht bej me pak teste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *