• |
ide | kryesore

Nani zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos: “Më ka thënë se do të vijë të luajë në Amerikë”

-Instant, Sport



Nani e Cristiano Ronaldo, një jetë e kaluar duke u kryqëzuar. Në fillim në kohët e Sporting Lisbona, kur ishin dy djemtë e tmerrshëm të klubit portugez. Pastaj tek Manchester United, ku nën vështrimin e kujdeshëm të Sir Alex Ferguson u rritën. CR7 bëri historinë, Nani më pak, por sidoqoftë nuk mund të thuhet se në karrierë nuk i mori kënaqësitë e tij. Ajo e Europianit 2016, së bashku me mikun e përhershëm, ishte ndër më të rëndësishmet. E pasi formoi dyshen me Ronaldon edhe me fanellën e Portugalisë, ish-laciali imagjinon një ribashkim diku tjetër…

Në Shtetet e Bashkuara, në MLS. Në momentin aktual Nani luan për Orlando City e nuk përjashtohet aspak që herët a vonë pesë herë Topi i Artë të vendosë të kalojë nga ana tjetër e Atlantikut: “Rreth dy vjet më parë, Cristiano më ka thënë se me shumë mundësi do të përfundojë të luajë në Amerikë. Nuk është e sigurtë 100%, por ka një mundësi të mirë të ndodhë”. Sigurisht, është e vështirë të imagjinosh një kompetitiv si Ronaldo në një kampionat jo të nivelit të parë. Por pasi edhe Ibrahimovic vendosi të provohet në SHBA, ndoshta idea nuk është kaq e palogjikshme, pasi sic shpjegon Nani, kampionati po përmirësohet gjithnjë e më tepër.

“Është një kampionat i madh. Sigurisht ka gjëra që duhen përmirësuar, mes të cilave kualiteti i lojtarëve. Por ka skuadra fantastike, të organizuar shumë mirë, me trajnerë të mëdhenj. E shihet që sezon pas sezoni gjërat shkojnë gjithnjë e më mirë. Mendoj se janë të gjithë kushtet për ta bërë një kampionat elitar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *