• |
ide | kryesore

Nuk kanë të mbaruar problemet e Stresit me policinë

-Instant, Paparazzi, Slider



Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka rënë sërish në telashe me Policinë e Shtetit dhe shkak është bërë shpejtësia e tejkaluar.Teksa po udhëtonte me makinën e tij, këngëtari është ndaluar nga efektivët e Policisë, të cilët e pikasën duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.Ka qenë vetë këngëtari që ka ndarë episodin e pakëndshëm me fansat e tij nëpërmjet një videoje live në Instagram.Videoja është fshirë nga profili i reperit, por aty këngëtari shprehte revoltën e tij ndaj efektivëve, të cilët i akuzonte se gjithçka ia bënë ‘kastile’.Stresi shprehej se edhe makinat e tjera po ecnin shpejt, por blutë kanë ndaluar vetëm atë.
“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- tha reperi ndër të tjera. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me drejtësinë, pasi ai ka qëndruar për tetë muaj në burgun e Fushë-Krujës, sepse u arrestua në tetor të vitit 2018 në një hotel në zonën e Linzës me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Ditën e djeshme, Stresi festoi 33-vjetorin dhe organizoi një super festë e cila zgjati thuajse gjithë natën dhe në rrjete sociale ndau pamje nga festa e ditëlindjes.

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *