• |
ide | kryesore

Punonjësit e autobuzëve sfidojnë Ramën: “Protestojmë se nuk ushqejmë dot fëmijët”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Punonjësit e transportit publik njërit prej sektorëve që vazhdon të jetë i mbyllur prej katër muajsh nuk kanë pyetur sot për kërkcënimet e kryeministrit për ndalimin e grumbullimeve dhe kanë protestuar para ministrisë të transporteve. këkresat e tyre kanë qenë ose hapje e transportit të autobuzëve ose në të kundërt kompesim financiar i atyre që i ndalohet puna.

Dje Edi Rama me një monolog në Facebook paralajmëroi ndalimin e çdo grumbullimi si pasojë e rritjes së rasteve me Covid 19 dhe kërcënoi me gjobitjen nga policia të gjithkujt që e thyen këtë rregull.

Por sot shoferët dhe faturinot nuk kanë pyetur për këto kërcënime. Jemi prej 100 ditësh pa punë dhe kemi marrë vetëm 40 mijë lekë pagë lufte. Me to kemi paguar ujin dhe dritat. le të na e tregojë kryeministri se si mund të mbahet familja me kaq para prej katër muajsh” tha njëri nga protestuesit.

Ndërkohë Edi Rama ka përsëritur disa herë se nuk do të ketë asnjë paketë të tretë ndihme sepse vendi po hapet dhe njerëzit kanë filluar punën.

©Lapsi.al 



4 Comments

    1. hahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa … do hidhej nga e djathta se nga e majta e ka hong me kohe koken e rosakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *