• |
ide | kryesore

Shtimi i biçikletave/ Dy aksidente, dy vajza të reja në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë teksa automjetet pasi kanë përplasur biçikletat janë larguar.

Tek sheshi ‘’Karl Topia’’ në orën 08:07 të mëngjesit të sotëm një automjet ka përplasur biçilisten 22-vjeçare N.C, e cila ndodhet në spital teksa drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende.

2 minuta më vonë, tek rruga ‘’Teodor Keko’’ në Unazën e Re një automjet ka përplasir biçikletën me drejtuese D.Sh, 25 vjeçe e cila ndodhet në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..



1 Comment

  1. M’vje keq per gocat , po masakra qe po bohet Tiranes eshte shume e madhe. Po bllokohen gjithe rruget, nuk ka parkingje, te gjithe shoferat jane te stresuar, trotuaret jane bo me te gjera se rruget a thu se jemi ne province. Tirana ka nevoje per biznes dper pune per takime..mjaft me rruhet te mbushura me stola ku pensionistet nuk ndalojne tu lujt 5 katsh..me 100 Eur pension ne muaj..Tani trotuari eshte bere rruge per bicikleta e motorino. Askush nuk ndalin para femijeve..Duan ta masakrojne kete vend ti zene frymarrjen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *