• |
ide | kryesore

Uefa përcakton kalendarin e ndeshjeve: ja kur luhet në Champions e Europa League

-Instant, Sport



Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi Lisbonën e katër qytete gjermane si seli të Final Eight që do të vendosë fituesin e dy kompeticioneve më të rëndësishme europiane për klube, nga data 12 në 23 gusht, me nga një ndeshje.

Sipas përcaktimit, ndeshjet e mbetura të fazës 1/16-ave do të luhen në datat 7-8 gusht dhe është lënë në dorën e klubeve nëse do të luajnë në stadiumet respektive apo në Lisbonë. Faza çerekfinale, sipas miratimit të UEFA-s do të luhet në datat 12-15 gusht, faza gjysmëfinale në datat 18-19 gusht, dhe finalja në 23 gusht. Ndeshjet do të luhen në stadiumet e klubeve Sporting Lisbona dhe Benfika, ndërsa nëse ndeshjet e mbetura të fazës 1/8 do të luhen në Portugali, atëherë do të vihen në dispozicion të klubeve stadiumet e Portos dhe Guimareshit.

Europa League do të zbresë në fushë në datat 5-6 gusht do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Çerekfinalet do të luhen në datat 10-11 gusht në 4 qytetet Këln, Duisburg, Gelsenkirchen, Düsseldorf. Gjysmëfinalet do të luhen në datat 16-17 gusht dhe finalja në 21 gusht në Këln, edhe pse ishte vendosur para fillimit të sezonit të luhej në Gdansk të Polonisë.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.

Ndeshjet e Nations League dhe Play-off i Euro 2020

Ndeshjet e grupeve për UEFA Nations League 2020-2021 do të luhen në këto data: 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.

Ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor.

Ndeshjet e play-off të Euro 2020 do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor

UEFA Futsal Euro 2022 – Play-off kualifikuese do të mbahen ndërmjet 2 dhe 11 nëntor, ndërkohë që faza në grupe dhe play-offet do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto raunde merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Erind Resuli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *