• |
ide | kryesore

Video/ Rikthehet Premier League: Manchester City në supërformë, merr prpara Arsenal

-Instant, Sport, Video



Premier League kthehet në fushë me rikuperimet e javës së 28. Në Manchester, City përfiton nga mbrëmja jo e David Luiz e mposht Arsenal 3-0: braziliani bëri një gabim të madh në golin e Sterling e shkaktoi penalltinë e golit të dytë të shënuar nga De Bruyne, duke u ndëshkuar edhe me kartonin e kuq. Në të 92’ fikson tripletën Foden. Në sfidën e pasdites nuk ka fitues në 0-0 mes Aston Villa e Sheffield United, me një gabim të rëndë të Goal-line Technology.

Pas më shumë se tre muajsh Premier League zbriti në fushë me gjunjëzim në solidaritet me lëvizjen ‘Black lives matter’ e më një përballje të madhe mes Manchester City e Arsenal. Skuadra e Guardiola, dominoi dukshëm skuadrën e nxënësit të tij Arteta e mbetet në vendin e dytë. Takimi nisi nën reshjet e shiut dhe dëmtimet që goditën Arsenal që në fillim: Gunners humbën dy lojtarë, Xhaka e Pablo Mari, të zëvendësuar nga Ceballos e David Luiz. Mbrojtësi braziliano do ta kujtojë gjatë ndeshjen, e jo për mirë. Gabimi në avantazhin e Sterling dhe shkaktimin e penalltisë me pasojë kartonin e kuq, praktikisht e mbylli ndeshjen e londinezëve.

Manchester City nuk ka ndërmend të forcojë ritmin, edhe pse qendroi në gjysëmfushën kundërshtare. Dëmtimi i rëndë i Eric Garcia, që doli me mbrojtëse qafe në barrelë, shtoi 11 minuta në fund. E në të dytën City mbylli llogarinë me Foden që shënoi në një kundërsulm golin e 3-0. Falë fitores Manchester City mbetet në vendin e dytë e shkon -22 nga Liverpool, duke shtyrë për ndonjë ditë triumfin e titullit nga ana e Reds. Gunners, ndërkohë, kthehen të humbasin në Premiership për herë të parë nga 29 dhjetori, duke u frenuar në vendin e nëntë në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *