• |
ide | kryesore

Video/ Sylvestre harron himnin italian në stadium: Interneti nuk fal

-Instant, Sport, Video



Cështje emocionesh, por Interneti nuk fal. Sergio Sylvestre, 30 vjec në dhjetor, është një kantautor që në Olimpico pati nderin të këndonte himnin italian përpara finales së Kupës së Italisë mes Napolit e Juventus.

Vetëm se në heshtjen që kishte pllakosur në Olimpico, nën sytë e teknikut të kombëtares Roberto Mancini e presidentit të Figc Gabriele Gravina, pas strofës së parë që shkoi mirë, gjiganti (gati 2 metra e 10 centimetra) i lindur në Los Angeles, u ngatërrua, harroi fjalët, e bëri një pauzë përpra se të rikuperonte e të bënte mbylljen me grushtin lart, ndoshta në mbështetje të protestave të afroamerikanëve pas vrasjes së George Floyd në Usa.

Por tani dëmi ishte bërë e në Tëitter e rrjetet e tjera sociale askush nuk është treguar i butë. Nga malinkonikët “Si mund të gabohet himni? Cfarë trishtimi”, tek ironikët “Nuk e di nëse është Sylvestre që harron himnin apo kjo tifozëria virtuale më e tmerrshme”. Ka edhe të tjetër që e kanë parë në tjetër këndvështrim: “Nuk është italian cfarë pretendoni?”.

https://www.youtube.com/watch?v=g1cKhPh1ipo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *