• |
ide | kryesore

Chelsea zyrtarizon Werner: ja shifrat me të cilat Abramovich dogji konkurencën

-Instant, Sport



Chelsea ka zyrtarizuar blerjen nga Leipzig të Timo Werner, duke djegur konkurencën e Liverpool e Manchester United. Sulmuesi gjerman do të zbarkojë në Londër në korrik, pas fundit të Bundesligës e nuk do të luajë kështu cerekfinalet e Champions League në gusht me skuadrën e Red Bull. Abramovich ka paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 55 milionë euro e futbollisti ka firmosur një kontratë prej rreth 200mijë euro në javë deri në 2025.

Për gjermanin prolific, Abramovich nuk e mendoi dy herë, duke paguar për zgjidhjen e kontratës e duke e mbuluar me stërlina 24 vjecarin bomber, 32 gola e 13 asist në sezon. Lampard e kërkonte me ngulm Werner, për të kompletuar repartin që ka edhe Abraham e Giroud.

‘Jam i lumtur që firmosa me Chelsea, jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh – janë fjalët e Werner në faqen zyrtare të klubit – . Natyrisht dua të falenderoj Leipzig, klubin e tifozët, për katër vjet fantastikë. Do të jenë gjithnjë në zemrën time. Mezi pres të vijë sezoni i ardhshëm me shokët e rinj të skuadrës, teknikun e ri e sigurisht tifozët e Chelsea. Së bashku kemi një të ardhme me suksese të mëdha përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *