• |
ide | kryesore

Grupi 30-vjeçar “Troja” tashmë do të ekzistojë vetëm si histori

-Instant, Paparazzi, Slider



“Troja” grupi 30-vjeçar do të ndahet duke e lënë vetëm si një histori.Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Troja” informoi se grupi është ndarë dhe sipas postimit bëhet e ditur se muret tashmë janë përçarë për shkak të politikës.

Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë përçarë. Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata.
Në rrjet u aludua se shkak është bërë pjesëmarrja e vokalistit Bujar Berisha në protestën e fundit të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosja në Prishtinë disa ditë më parë.
Vetë vokalisti i konfirmoi këto zëra në një intervistë për emisionin ”Express”, ku u shpreh se në këtë periudhë nuk mund të jesh neutral dhe indiferent ndaj zhvillimeve politike, që sipas tij ndikojnë në të ardhmen e vendit.
Berisha u shpreh se tashmë grupi e ka ndërprerë aktivitetin e tij muzikor dhe ekziston vetëm si histori.

Po është e vërtetë është e dhimbshme, por si çdo gjë sot në Kosovë që ka filluar të ndahet, fatkeqësisht edhe grupi jonë është ndarë. E thashë edhe në status, që nuk mund të jem indiferent ndaj ngjarjeve që janë duke ndodhur, nuk kam qenë as në 1999, dhe as sot që është pak a shumë njësojë si periudhë, pasi lidhet me të ardhmen e vendin tonë dhe të fëmijëve tanë. Sado që njerëzit janë duke tentuar neutralitetin, në këtë moment të jesh neutral, do të thotë mos të jesh në rrugën e duhur. Grupi e ka pushuar aktivitetin e tij dhe ekziston vetëm si histori. Ne si anëtarë jemi ende gjallë dhe do vazhdojmë secili rrugën e vet.

Po ashtu, në një intervistë tjetër për “KultPlus” ai është shprehur madje se ky lajm është bërë publik vetëm për të tërhequr vëmendje, sepse, sipas tij, grupi “Troja” është ndarë që para dy vitesh
Që dy vjet nuk jemi bashkë, nuk është ndonjë lajm ky që paska qarkulluar nëpër medie, ka thënë Bujar Berisha.
Ndërkohë, për pjesëmarrjen e tij në protestën e fundit të Vetëvendosjes, ai ka thënë se në këtë protestë është paraqitur si Bujar Berisha e jo si “Troja”.
Më ka ftuar Albin Kurti, dhe i jam përgjigjur pozitivisht, nuk mund të rri neutral në këtë kohë, të jesh neutral në këtë kohë, është njësoj sikur të rrinim neutral në vitin 99, as atëherë nuk kam qenë neutral, e nuk do të jem as sot.
Grupi Troja u formua në vitin 1990 dhe përbëhej nga Bujar Berisha (Vokal), Florent Bajrami (Gitare), Agron Ejupi (Bas gitare) dhe Violand Shabani (Bateri).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *