• |
ide | kryesore

“Jeta më mori dicka, Zoti e futbolli ma kthyen”: Gattuso i ngashëryer pas trofeut të parë

-Instant, Sport



Është një Gennaro Gattuso i lodhur e gati i ngashëryer ai që prezantohet para gazetarëve pas triumfit në Kupën e Italisë 2019/2020, trofeu i tij i parë si trajner: “Kur ndodh ajo që më ndodhi mua, jeta të merr dicka – ka thënë tekniku duke iu referuar vdekjes së të motrës – Por futbolli më ka dhënë shumë, ndoshta edhe më shumë nga sa i kam dhënë unë. Besoj se ka një Zot të futbollit, që kur punon shumë të kthen atë që të takon. Kam folur me djemtë, sepse kush bën këtë profesion duhet ta bëjë me respekt. Unë dua njerëz që të vënë pasionin në lojë, si kam bërë unë për shumë vjet”.

Ringhio ka folur më pas për atë që i prêt të tijtë nga këtu në fund të sezonit, me një kualifikim në Champions për të arritur, përvec kthimit të 1/8 kundër Barcelonës për të luajtur në gusht: “Duhet të bëjmë këto 12 ndeshje maksimumi. Nuk mund të lëshojmë tani vetëm sepse arritëm këtë objektiv. Sigurisht tani kemi një peshë më pak në nivel mental, por kemi shumë pikë diferencë. Duhet vetëm të provojmë ta luajmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *