• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ Dënohet me 7 vite burg ish-kryeprokurorja speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata në Maqedoninë e Veriut shpalli fajtorë sot të akuzuarit në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski dhe ish prokuroren speciale Katica Janeva.

Siç raportojnë mediat maqedonase, Jovanovski u dënua me 9 vite burg ndërsa Janeva u dënua me 7 vite burg.

Gjykata e shpalli fajtor Bojan Jovanovskin për veprat e kryera penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” dhe për “pastrim parash”, ndërsa Katica Janeva për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

Ish prokurorja Janeva nuk ishte e pranishme gjatë seancës ku u dha dënimi, pasi kishte dorëzuar shkresën se nuk mund të merrte pjesë për arsye familjare.

Në përshkrimin e aktit të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhej se i akuzuari Jovanovski, ka ndikuar tek e akuzuara Janeva, që ajo të sjellë masa më të buta kundër një biznesmeni, i akuzuar në hetimin “Perandoria”, nisur nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Reket_Presuda_18_3

Janeva dhe Jovanovski para gjykatës i kanë mohuar akuzat dhe theksuan se nuk e kanë kryer veprën.

Gjykimi për rastin “Zhvatja” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza ishte për tre persona. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vite burg.



1 Comment

  1. Eh sa larg eshte Maqedonia nga Albanistani ne shtetberje dhe ne zbatim ligji.Po te ishte tek ne do dilte nje Babale tjeter per t’u sakrifiluar per te shpetuar mafjozi ose mafjozja e partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *