• |
ide | kryesore

Për 1 FOTO/ Ministria italiane ndihmon të riun nga Kosova të gjejë një ushtar pas 21 vitesh

-Instant, Arkiva, Pikante



Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të gjejë një ushtar italian me të cilin ka pozuar në vitin 1999 gjatë kohës së luftës. Shpend Lila ka publikuar foton dhe ka etiketuar në Twitter edhe Ministrinë italiane të Mbrojtjes për ta ndihmuar për të gjetur ushtarin dhe për të bërë një “remake” në të njëjtin vend, plot 21 vite më pas.

“I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem më ndihmoni ta gjej atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë ? Do të ishte e shkëlqyer,” – shkruan Shpend Lila.

Pas pak ditësh ministria ka gjetur ushtarin.

“I dashur Shpend, kemi marrë një lajm të mirë për ju: ne kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi na dërgoni detajet e kontaktit privatisht në mënyrë që ai të kontaktojë me ju” – ishte përgjigja e ministrisë italiane të mbrojtjes. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo eshte nga ato ministrite qe nuk i thua dot po ju nuk keni pune tjeter, sepse realisht nuk kane pune tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *