• |
ide | kryesore

Postimi i helmatisur i motrës së CR7 për Sarrin: “Si mund të luash kështu”

-Instant, Sport



Elma Aveiro, një nga dy motrat e Cristiano Ronaldo, nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e Juventus në finalen e Kupës së Italisë e lëshon një akuzë të fortë për Maurizio Sarri përmes profilit të saj në Instagram: “Cfarë mund të bëjë tjetër? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj si mund të luash kështu… Kokën lart, më shumë nuk mund të bënte”. Një mendim që në fakt, duke parë se Elma nuk është eksperte e taktikave, ngjan më tepër si një qendrim I vetë Ronaldos dhe ky është problem për Sarrin.

Ronaldo është mësuar të ngrejë lart trofe e cdo humbje është vështirë të gëlltitet. Në fillim kundër Milan (ku humbi edhe një penallti) e pastaj kundër Napolit, fenomeni portugez ka tradhëtuar pritshmëritë me dy përfaqësime larg nga niveli që ka treguar gjithnjë. Së bashku me Sarri, në bankën e të akuzuarve është pikërisht kampioni e kur Mbreti sulmohet, familja i bëhet mburojë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *