• |
ide | kryesore

Raporti mbi aksidentin e Bryant, përgjegjësi të mëdha të pilotit: ja çfarë i ndodhi Zobayan

-Instant, F1, Sport



Nga raporti i fundit i publikuar nga National Transportation Security Board mbi aksidentin me helikopter mëngjesin e 26 janarit që shkaktoi vdekjen e Kobe Bryant, të bijës Gianna e 7 personave të tjerë, janë zbuluar një seri gabimesh nga piloti, Ara Zobayan, që humbi jetën gjithashtu gjatë përplasjes. E para mbi të gjitha se 50 vjecari, pilot ekspert i kompanisë vendosi të ngrihej në fluturim pavarësisht një mjegulle të dendur në zonë.

Mjeti që transportonte Bryant, të bijën e pasagjerët e tjerë në turneun e basket në Thousand Oaks, duhet të ngrihej në orën 9.45 por Bryant kërkoi të nisej më shpejt nga aeroporti John Wayne i Orange County për të ndjekur edhe ndeshje të tjera të kampionatit. Kështu, helikopteri fluturoi në 9.06 kur Zobayan i konsideroi kushtet atmosferike jo më të këqija në krahasim me ditët e mëparshme kur disa fluturime u anulluan.

Nga raporti zbulohet se Zobayan ishte i corientuar në komandë aq sa I komunikoi kullës së kontrollit se po ngjitej në 1220 metra lartësi kur ndërkohë shkonte drejt kodrës. “Gjatë dishezës finale piloti, duke iu përgjigjur një pyetje të kullës së kontrollit, ka thënë se po ngjitej në kuotë kur ndërkohë po zbriste – lexohet në raportin e Ntsb të gjatë 1700 faqe -. Kur një pilot është konfuz mbi lartësinë dhe shpejtësinë vuan nga iluzioni somatogravik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *