• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, PD sjell një propozim të ri për anëtarët e KQZ

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi pasdite, pas dy orëve takim, se opozita ofroi konstruktivitet dhe vullnet për zgjidhje të ngërçit politik, me një formulë, që siguron kandidatë me integritet për KQZ-në dhe administrimin e zgjedhjeve.

Me propozimin e ri, Bylykbashi tha se u plotësua kërkesa e mazhorancës që procesi të vijë në Parlament. Ideja e re, është që komisionerët të zgjidhen në Kuvend, por nga një trupë juristësh e propozuar nga PS, PD dhe LSI.

Janë tre nivele, Komsioni Qendror, ai Rregullator, dhe i Ankesave. Bylykbashi tha se formula e opozitës, është e certifikuar nga Venecia, e aplikuar për reformën në drejtësi. Sipas tij, përfaqësuesi i qeverisë, sërish nuk ka pranuar, por ai shpreson në një reflektim të shumicës.



3 Comments

  1. Ne u themi qe KQZ-ja te ndahet 3 me 2 , nga te cilet 3 PS -ja dhe 2 opozita por keta duan 5 me 0 . Kjo nuk eshte e drejte . Respektoni frymen e demokracise , frymen e depolitizimit i tha z.Petrit Vasili televizioneve dje(shikojeni qe te bindeni) .
    Frymen e depolitizimit ????!!!!!!???!!!!???? Çfare po thote ? A eshte ne vete ? A ja perpunon truri mendimet para se ti nxjerre nga goja ketij njeriu ? Vellezer , nese prisni ndyshime nga keto vemje me fytyre njeriu atehere do ju dale mjekrra e bardhe edhe sterniperve tuaj dhe jarabi te realizohet . Chi fa da se , fa per tre , thone italianet .

  2. Ky me ket emrin e cudtitshem, e me tit vasilin, Mona cizmen, Mehdi gerdecin, duken e krimit, dule grekun dhe ate comin e doganave do fitojne zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *