• |
ide | kryesore

Sarri shmang pyetjen për Ronaldon: “Nuk mund të dënim më shumë në këtë moment”

-Instant, Sport



Një tjetër humbje në finale për Juventus e për Maurizio Sarri që në Romë, kundër Napolit “të tij”, ka parë ti rrëshqasë nga duart Kupa e Italisë: “Jemi të gjithë të nervozuar e të zhgënjyer, djemve nuk i thashë asgjë sepse mendoj se tani më e mirë është heshtja”. Mbi atë cfarë nuk funksionoi: “Na mungoi kthjelltësia, sidomos në nivel individual, për ta bërë më të rrezikshme manovrën tonë, porn ë këtë moment nuk mund të bënim më shumë”.

Tekniku bardhezi përqendrohet mbi të gjitha në aspektin fizik: “U munduam të bëjmë presing më pak lart, ndeshja u luajt me nivel të lartë aplikimi por gjendja fizike nuk ishte ajo optimal – ka thënë tekniku për Rai -. Nuk na mungon cinizmi, sepse përndryshe nuk do të arrinim të luanim 90 minuta. Mendoj se është karakteristikë e kësaj periudhë mungesa e kthjelltësia”.

“Në nivel vendosmërie nuk ishim, edhe në nivel përqendrimi. Këta lojtarë janë mësuar të zgjidhin vetë situatat e, në këtë periudhë nuk po arrijnë. Në Angli e lashë kupën në penalltinë e fundit, nuk është e bukur e më vjen keq të humbas një finale me penallti: më vjen keq për shoqërinë e djemtë. Shpresoj ta transformoj në nerv e uri këtë zhgënjim” ka thënë tekniku.

Sarri driblon përgjigjen mbi përfaqësimin e Cristiano Ronaldos: “E pashë sit ë tjerët, i mungon vrapi e pak qartësi më shumë për të bërë diferencën, por e quaj krejt normale në këtë periudhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *