• |
ide | kryesore

Shkarkimi i gjyqtares Fatmira Hajdari, çfarë thotë Zëri i Amerikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.

Vendimi i zgjeruar pritet të dalë pas disa javësh, por vlerësohet se ai erdhi prej pasurive të pajustifikuara të zonjës Hajdari dhe pas revokimit të dy vizave amerikane për udhëtime drejt SHBA-ve.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, u pyet të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për transaksionet me prona, për ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për bilancin negativ në pasurinë, që shkon në rreth 500 mijë dollarë.

Në Komision u përmendën një sërë pasurish që nuk ishin deklaruar asnjëherë. Po ashtu, zonja Hajdari u vlerësua pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rivlerësimi për zonjën Hajdari u krye nga një trupë e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja. Ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Theo Jacobs.

Ajo ka të drejtën e ankimit në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Sipas treguesve të deritanishëm, asnjë person, që është ankuar në KPA për shkarkimin, nuk e ka ndryshuar dot rezultatin, pasi standarti i KPA-së, sidomos përsa i takon pasurive të pajustifikuara, është shumë më i rreptë se sa ai i KPK.

Fatmira Hajdari nisi karrierën në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, dhe pas 10 vjetësh, më 2013 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. /VOA



8 Comments

  1. Nese shkarkohet kjo, me, apo pa te drejte, por me shume shkon nga mangesite, e sinqeritetit te kesaj zonje, do i shkonte pershtat demokracise, qe edhe e bija, qe na hiqet si kurora e demokracise parlamentare, duhet, e me ndershmeri te paraqitjeve, e luftes qe thote se paku per demokraci, duhet te jape doreheqjen, nese e ka me sinqeritet perfaqesimin qe mbajti ne parlament, kur i dol edhe asaj partie qe e futi ne listst per deputete, pa asnje kontribut, e andaj, sot eshte koha qe ta jape kete kontribut te ndergjegjes se asaj qe predikon, Te shohim rreagimin …

  2. A e shihni o njerez, palo gjyqtarja ka te njejti avokat qe ka mafjozi Sajmir Tahiri ! Dhe mafiozi dhe gjyqtaret e mafiozeve ne nje vend rrefehen. Kane boten e tyre- boten e pisllekut

  3. burrin ta vrane , vajzen te pilotuan pro atyre qe te vrane burrin , ty te turperuan ne kete moshe , hesapet bejini vete ne shtepi kur te mblidheni ne darke , se e di qe per leka nuk ju dhemb mesi , jeni plot mashalla

  4. Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës.

    Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD. Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina.

    Filluan teoritë kospirative, k sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.

    Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e “shpëtoj dot marrveshja” e Rudinës me Ramën.

    I gjithë lançimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qënë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t’i nënshtrohet Lulzim Bashës.

    Tani, shpurra e Lulzim Bashës me në krye Çimin e syrit, duhet t’i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.Burrin ja vrau salihu o Qorri me sy i pd

    1. Po pse kujton se po i hame keto qe thua. Dihet qe eshte vegel e pushtetit. Sepse pozite- opozite jane bashke ne marrveshje dhe vegla te sorrosit

  5. Qyqa cfare do beje Fata tani? Ajo buzet i ka bo. I mbetet me bo vetem bythet!!! Hajt se e meso avokati se ka pa bythet e gruas se Sajmes.

  6. Konfiskim pasurie kesaj katunares qe akoma ska mesuar te eci ne asfalt dhe mundesisht ta kapi ligji antimafia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *