• |
ide | kryesore

“Shuplakë” nga Gjermania për Kosovën: Nëse doni BE, mos kërkoni zgjidhje tjetër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson për DW se vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE-në.


“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, – thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.


Lexo më tej:

Përplasja SHBA-BE për Kosovën, Grenell reagon pas vizitës së Lajçak në Prishtinë

“Ndaj – thekson ai – për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Lajçak: Dyshoj se një marrëveshje e mirë mund të arrihet pa ndërmjetësimin e BE-së

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane”, – nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Andi Bushati:Le ta besojme Rik Grenellin dhe të ëndërrojmë me sy hapur

Deklarata vjen pas entuziazmit që ka kapur autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk është parë me sy të mirë nga liderët europianë që e shohin këtë një anashkalim të tyre. Deklarata e Gjermanisë vjen edhe pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ka shprehur kritika për rolin e Brukselit gjatë kësaj kohe. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. BE-ja ka te drejte, pavarsisht se ka bere pak per kosoven qe nga njohja e pavarsise. Fakti që katër shtete të BE-së nuk e njohin flet shumë, por në këtë rast Gjermania ka të drejtë.

  2. Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës.

    Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD. Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina.

    Filluan teoritë kospirative, k sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.

    Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e “shpëtoj dot marrveshja” e Rudinës me Ramën.

    I gjithë lançimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qënë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t’i nënshtrohet Lulzim Bashës.

    Tani, shpurra e Lulzim Bashës me në krye Çimin e syrit, duhet t’i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.

  3. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.Te hyfte ne bythe dhe mos e hiq o loqja e majte e salihut Ay

  4. Ne vërtet kemi aleat të fuqishëm ShBA por ka një sjellje të paqartë sidomos ndaj të djathtës por Gjermania është aleate më e qartë në veprimet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu