• |
ide | kryesore

Vettingu djeg Fatmira Hajdarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtaren Fatmira Hajdari e cila nuk justifikoi dot ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe një pasuri që shkon më shumë se 52 milion lekë të pa justifikuara.

Hajdari u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e pastërtisë së figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formularin për këtë kriter.

“Jam e pastër, nuk e kam shkelur ligjin”, tha Hajdari gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore por trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja me vëzhguesndërkombëtar Theo Jacobs nuk menduan kështu.

E veja e Azem Hajdarit njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i vrarë në vitit 1998, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Bija e saj, deputetja Rudina Hajdari, e pyetur pak ditë më parë deklaroi se do dëshëronte që e ëma ta kalonte vettingun, por se kjo qe një çështje e drejtësisë.

©LAPSI.AL



4 Comments

  1. Vetingu i leshit.
    Kjo duhet te kalonte, se ishte me e pastra nga te gjith. Cohu sale mbro sistemin e drejtesis. Se po i heqin me te miret.

  2. Deputetja demokrate Rudina Hajdari dekalroi nga foltorja e Kuvendit se PD-LSI bërti dy vite për revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik.Pd do e ndjeje mungesen e kesaj qe salihu e beri gjykatese,por ditet e fundit shpetoje dhe lulzimen nga lobimi rus bashke me sallakun

  3. pse Buahati dhe Shkullaku nuk japin ndonje koment per Fatmiren e Hajdarit apo kane frike akoma nga Azemi dhe Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *