• |
ide | kryesore

Zyrtarët e lartë të korruptuar në burg si kusht për BE/ Rama: Ndodhte në 1945-ën. Një parti nuk arreston njerëz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se lufta ndaj zyrtarëve të lartë nuk është dhe nuk ka qenë prioritet i shtetit të tij.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, përballë kushteve të vendosura nga BE për anëtarësim, kreu i qeverisë tha se kjo gjë ndodhte në vitin 1945.

“Lufta ndaj zyrtarëve të lartë nuk ka qenë prioritet dhe s’ka qenë prioritet nga një shtet. Lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Unë nuk jam as prokuror as gjykatës e as nuk kam mandat, as për të hetuar e as për të arrestuar. Është një përgjigje që fatkeqësisht duhet a jap në 2020 për shumë njerëz që ngatërrojnë sistemin ku jetojmë me vitin 1945. S’jemi në 1945. Një parti politike nuk arreston njerëz. Lavdi zotit se kam unë në dorë fare këtë punë sepse për më tepër një sistem ku arrestimi i politikanëve bëhet nga politikanët, s’ka lidhje me demokracinë. Reformimi i drejtësisë ka sjellë si rezultat goditjen e kastës së korruptuar, nuk janë politikanët, zyrtarët e lartë, por elita e korruptuar e gjyqësorit dhe drejtësisë që ka bërë pazar 30 vite me të drejtat e dynjasë. I ka dhënë licencë krimit që të bëjë ça të bëjë. Procesi i shtet formimit është një maratonë. S’kemi pasur ne prokurori në këtë shtet që të kenë pasur lidhje me profesionalizëm dhe pavarësinë.”,- pohoi ai.



22 Comments

  1. Deputetja demokrate Rudina Hajdari dekalroi nga foltorja e Kuvendit se PD-LSI bërti dy vite për revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik.

    1. Nuk e fut asajmir Tahirin joooo, ate qe del per te mbrojtur Teatrin po e burgos e gjobit i heq patenten e dhunon, kte ben partia jo te fute ne burg kriiminelet

  2. Nuk e ngataron kush sistemin! jemi shume me te zgjuar se sa na mendon! Hipokrizia e kryeministrit eshte kthyer ne banalitet! Ne thelb nuk ka shume ndryshim nga pushteti komunist i vitit 1945 dhe pushtetit te vitit 2020. Ata te 45 te vritshin ju te 2020 po na deboni nga atdheu.

  3. Ligji te fuksionoj i barabarte per te gjithe le te mos harrojme edhe super miliarderin Edvin Kristaq Rama. Ti konfiskohet edhe atij pasuria bashke me vilen bunker ne Surrel.

  4. Ky nuk ka hallin te pasuria e Like floririt, Sali pinokut ose Lul hollandezit por qellimi i tij per te zezen tone eshte qe te eliminoj kundershtaret e tij politike ashtu siç beri Enveri ne vitet 50 60 dhe me vone ta kete pushtetin te siguruar duke nenshtruar popullin per te istaluar diktature totale.

  5. I paemer 13.39 !Rudina Hajgarja nuk eshte deputete demokrate,eshte ish deputete e Partise Demokratike shqiptare,ne sherbim te klanit mafioz qe drejton kete vend !E vene ne loje nga edvini dhe banda e tij ne drejtesi,ia shkerrmoqen mamin pasunore.!
    Votimi biometrik monster iu heq mundesine e mbushjes se kutise me vota siç keni bere deri tani !?Do pesoni me keq se PASOKU ne Greqi !
    Hajduter e palaço bandite ne kriminele qe i keni futur tmerrin ketij vendi ne çdo element jetesor !
    Funderrina e bije bushtrash te degjeneruar !

  6. Doje timonin o Lider ?? Nxirr bolet ose ik!!!
    Po ske faj ti, Ty te beri Kryetar bashkie Iliri, ti e bere President, e sipas Fatos Nanos ju kishit pakt bashke (E thene nga ai vete te Blendi Fevziu)!
    Kryeminister mos na bej per budalla, je i marre fund!!

  7. Hahahaaaaa sistem drejtsie baxho si ata qe e ideuan realizuan dhe po e gezojn. Ku mafjozet quhen biznesmen.

  8. Nuk eshte detyre e shtetit arrestimi?? Do me thene arrestimi dhe denoncimi ne prokurori per korrupsion nuk eshte detyre e shtetit? Ne cfare shteti “demokratik” i ke marre vesh keto, idiot diabolik!

    1. Nga evropa o njesh, akoma nuk e ke kuptuar se kush e mbam ne pellemb te dores kete bushter ? E di ti qe Soros ka ne pellembe te dores gjithe evropen perfshire edhe strukturen gjyqesore evropiane ?

      E di ti qe gjithe kjo qe po behet eshte fasade ? Nuk ke opozite reale por po behet HAM HAM sa per ti dhene nje rol qe mos dal diktatura ne pah ?

  9. E vertete qe partite nuk arrestojne njerez, por partite nuk duhet te pengojne arrestimin e njerezve te implikuar ne vepra penale apo jo? Pse u be “drejtesia e re”? Pse u ngrit SPAK? Sa ceshtje ka ne dore SPAK? Sa persona ka cuar ne gjykim SPAK? Apo nuk ka patur prova as per krimet zgjedhore… Prandaj mos u mundoni te na hidhni hi syve se budallenjte kane vdekur

  10. Teorikisht po, po praktikisht JO o hunderr. Ju qe nuk pengoni drejtesine, s’late marifet pa bere ne parlament qe te shpetonit Saje Qorrin. Ja pra qe krisma paska patur:).

  11. Kur ju duhen pike per te ardhur ne pushtet degjon premtime te tilla , do ta denojme filanin e fistekun se ka abuzuar , eshte i korruptuar . Ndersa kur marrin pushteti thone , ne nuk jemi prokuroria , nuk jetojme ne vitet 45 . Ke te besojme ?

  12. Spo te thote njeri ti denosh ti o felliqesire njeri, por ne prokurori mund te besh ti kallzim per kedo qe ka bere korrupsiondhe pastaj le te vendosin gjykatat

  13. po qy shtei si i coi ne biruce ata qe nuk pagoni dritat, me apo pa vendim gjykate? Po ata qe jane ne burg se “kane kaluar limitin e shpejtesise”, po ata qe i mbyllet aktiviteti se flasin kunder riqelbjes…etj etj? Jemi Rame pergjigju , por vetem ne ERTV. shejtan budalla!

  14. Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës.

    Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD. Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina.

    Filluan teoritë kospirative, k sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.

    Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e “shpëtoj dot marrveshja” e Rudinës me Ramën.

    I gjithë lançimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qënë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t’i nënshtrohet Lulzim Bashës.

    Tani, shpurra e Lulzim Bashës me në krye Çimin e syrit, duhet t’i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.

  15. Je ti more i gjate qe duhesh plasur i pari brenda, e kete nuk e them thjesht per inat. BE nuk thote qe partia (banda jote rilindase) te fuse zyrtare ne burg, por eshte drejtesia ajo qe duhet te merret me ta. Ajo drejtesi qe ti e shkerbythe. Po mesa duket te eshte prishur Kitara me BE dhe SHBA, dmth ti kane keputur telat, prandaj je tu kendu ne kete forme. Po me mire keshtu se i ben gropen vetes me shpejt

  16. Ai nuk eshte hipokrit eshte nje pis qe po mban me dhembe e me thonj pundhenesit shpirteror akoma dhe me mostra se ky vet. Pra nje bq konseguent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *