• |
ide | kryesore

8-1 i Luftëtarit tmerron edhe Flamurtarin: vlonjatët duan të shmangin turpin me Partizanin

-Instant, Sport



Asnjë motiv për të patur presion, por një shqetësim të madh port ë mos pësuar fundin e Luftëtarit. Kjo është ajo që kalon nëpër mendjet e futbollistëve të Flamurtarit, në vigjilje të sfidës me Partizanin, për javën e 30 të Superiores. 8-1 me të cilin të kuqtë përmirësuan golavarazhin është një rezultat që në Vlorë nuk do ta arrijnë ta kapërcejnë dot, duke e bërë rënien zyrtarisht nga Kategoria të dy javëve më parë edhe më të rëndë.

Kuqezinjtë janë duke kryer përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së të premtes, por askush nuk dëshiron ti vendosë fytyrën situatës, që tentojnë ta evitojnë duke mos folur. Në seancën e fundit stërvitore, Troisi i ka kushtuar më shumë vëmendje anës fizike, duke shpresuar që përmes saj të reduktojë diferencën në kualitet me skuadrën e Sormanit.

Për Flamurtarin kthehet në formacion Pjeshka, por në anën tjetër vlonjatët do të kenë mungesën e Mucollarit për shumë kartonësh. Ajo që mban në tension teknikun brazilian është gjendja fizike e sulmuesit më të rëndësishëm të skuadrës, Xhevahir Sukaj. Shkodrani duket në vijën e gatishmërisë, por edhe nëse bëhet gati, do të mund të luajë vetëm një pjesë loje, që për eksperiencën dhe cilësinë që ofron, për Flamurtarin vlen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *