• |
ide | kryesore

A duhet të rikthehemi në karantinë/ Flet eksperti amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti amerikan për koronavirusin, Anthony Fauci ka thënë se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në izolim, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit.

“Nuk mendoj se do të flasim për kthim në izolim”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP. “Mendoj se ne do të diskutojmë mundësi për të kontrolluar më mirë zonat që kanë më së shumti raste”.

Derisa ish-epiqendra amerikane, Nju Jorku, duket se ka vënë nën kontroll shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, shkalla e infektimit vazhdon të jetë e lartë në shtetet e tjera.

Fauci ka thënë se duhet të ketë një qasje të lokalizuar të hapjes së shteteve, në mënyrë që në zonat ku nuk ka raste të reja të hapen shkollat, derisa pjesët tjera të mos marrin masa të reja.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për këtë pandemi, ka thënë se është optimist që shumë shpejt do të zbulohet një vaksinë, teksa testimet e hershme i ka konsideruar “inkurajuese”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja është prekur më keq në botë nga koronavirusi i ri.

Atje janë regjistruar 2.191.052 raste të të infektuarve, derisa 118.434 prej tyre kanë vdekur. /REL



5 Comments

  1. Akoma me kete miun e haleve ju. Ky eshte kokrra mashtruesit dhe thjesht po perserit fjalet e Trump qe deklaroj se amerika sdo mbyllet me ne karantine

    1. Po a nuk më thua more trim se sa klasë shkollë ke bërë ti që e shkruan me gabime gjuhën shqipe, që mer guximin të quash “miu i haleve” një ndër shkencëtarët më të mëdhej të botës në fushën e mjekësisë ?

  2. Mund te me thuash ku i pe gabimet o mesuesi gjuhes ? Sa per shkencetar shiko pak videon e Prof Judy Mikovits qe ta marresh vesh kush eshte ky qe te paska indinjuar kaq shume epiteti miu i haleve.Sa per trim mund te takohemi qe ta shohesh por mos behesh pishman pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *