• |
ide | kryesore

Bardhi i sjell zërin Sormanit: “Laçi tregon nëse i kemi lënë pas problemet”

-Instant, Sport



“Një diçka pozitive për mua, ishte zhbllokimi i Bardhit. Lojtar shumë i rëndësishëm që ka arritur të bëjë mirë në gjithë këto ndeshje, por i mungonte goli”. Sormanit i vjen zëri nga goli i sulmuesit në minutën e 67 që i dha fitoren 1-2 Partizanit në transfertën e Flamurtarit, duke i shmangur tupërimin italianit ndaj një skuadre të rënë nga kategoria: “Duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen tjetër, për të konfirmuar nëse skuadra i ka lënë problemet pas. Ndeshja ndaj Laçit është tepër e rëndësishme”.

Natyrisht Laci është një test për tu kaluar dhe vendimtar për Europën, duke qenë se vendin për në Europa League duhet ta luajë pikërisht me kurbinasit. Sormani e ka të qartë se një dështim i tillë do të ishte fundi i aventurës me të kuqtë: “Unë jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Ka disa aspektet të rëndësishme në ndeshjen e sotme, siç ishte futja e Hakajt në vendin e Boldor, i bëj komplimentet e mija”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *