• |
ide | kryesore

Basha takim me qytetarët tek Unaza e Re: Ramavirusi shtoi papunësinë e mbylli bizneset

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe me përfaqësues të bizneseve në zonën e Unazës së Re.

Basha shprehet në Facebook se “Ramavirusi” rriti papunësinë dhe mbylli bizneset, duke  shtuar se PD me ardhjen në pushtet do iu kthej qeverisjen shqiptarëve.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Postimi i Lulzim Bashës: 

Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta. Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.

Në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, RAMAVIRUSI i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit.

Sot, të gjithë e dinë se me RAMAVIRUSIN, situata për qytetarët vetëm do të rëndohet, ndërsa oligarkët, taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin.

Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin. Të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve do të japin llogari deri në një.

Ne do t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari.



7 Comments

  1. Me kte kemish xhajash do vote ti? kemishe tre numra me te madh. kemishe siper bluzes? Ik mer hajdar se ti sje per veten tende lere per ne

  2. Lyen floket qe te duket i ri koqja
    Eh cna ka gjet
    I gjati e ka dhi
    Monabucja gjuan me cizme dhe vjedh i qi robt me administrat lsi
    Meta superhajdut
    Ky Lul kaqoli lyen floket

  3. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

    Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” (edhe pse ligji i referohet specifikisht vetëm fake-neës) Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *