• |
ide | kryesore

Ciljeta Xhilaga mohon lajmin e shtatëzanisë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër bëri dje xhiron në rrjet.

Mirëpo pa kaluar shumë, Çiljeta i ka mohuar këto lajme nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka falenderuar mediat që e kanë zgjuar me një lajm kaq të bukur, mirëpo nuk ka ende një fëmijë. Për më tepër, këngëtarja premton se kur të “shënojnë golin”, këtë lajm do ta ndajnë patjetër me publikun. “Faleminderit që na zgjuat me këtë ;ajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli! Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj fundjavë të bukur!”- shkruan Çiljeta.

Çifti po shijon prej kohësh marrëdhënien e dashurisë, ndërsa tashmë kanë vendosur të mos fshihen më nga sytë e publikut dhe ta pranojnë hapur ndjenjën për njëri-tjetrin.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *