• |
ide | kryesore

COVID-19/ Policia rrugore në Durrës kontrolle mjeteve që transportojnë punëtorë: Gjobiten 53 shoferë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia rrugore në Durrës gjatë 24 orëve të fundit ka kontrolluar 260 mjete dhe ka ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.

Në vijim të planit të masave të hartuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike.

Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *