• |
ide | kryesore

Dua dhe Anwar, gati për bashkëpunimin e parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa po shijon prej një viti dashurinë me Anwar Hadid. Këngëtarja duket më e lumtur se kurrë dhe tashmë ka vendosur që ajo e Anwar të mos jenë partnerë vetëm në jetë.

“The Sun” bën me dije se modeli do të jetë pjesë e klipit të ri të Duas. Një nga këngët e albumit “Future Nostalgia” do të vijë së shpejti me video shoqëruese dhe i dashuri i Duas nuk mund të mungonte. Është ky bashkëpunimi i parë i çiftit, ndërsa fansat janë sy e veshë për të dëgjuar më shumë rreth projektit. Pak ditë më parë, Dua dhe Anwar festuan një vjetorin e lidhjes. Ata e kaluan karantinën sëbashku dhe gjatë ditëve të izolimit, modeli u tregua një i dashur shembullor. Ai e ndihmoi Duan të ndryshonte ngjyrën e flokëve sa herë që ajo dëshironte, duke i falur kështu gjithë dashurinë e mundshme.

Ndryshe nga lidhjet e mëparshme të Duas, raporti me Anwar duket shumë më afatgjatë. Kujtojmë se këngëtarja gëzon një raport shumë të mirë edhe me familjen e modelit, sidomos me motrat Gigi dhe Bella Hadid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *