• |
ide | kryesore

Flamurtari i nxin jetën Partizanit: Bardhi shpëton nga turpi Sormanin

-Instant, F1, Sport



Ajo kundër Luftëtarit ishte thjesht një shfryrje dufi, në një moment dorëzimi të kundërshtarit. Partizani vazhdon të ketë simpromat e përhershme, edhe pse mori fitoren e dytë radhazi, duke mundur Flamurtarin në Vlorë. Një tjetër skuadër që kishte rënë nga Kategoria, por që trembi shumë të kuqtë për 67 minuta, deri kur Bardhi shpëtoi fytyrën e Sormanit, duke shënuar golin e fitores 1-2, që e shtyjnë Partizanin drejt vendit të pestë në kampionat.

Kuqezinjtë e Troisit i ruheshin një goleade të kundërshtarit, që kërkonte edhe përmirësim golavarazhi, e me përqendrimin e motivuar i krijuar më shumë se një problem kryeqytetasve. Goli i qendërmbrojtësit Bitri, megjithatë, krijoi idenë se tani përpara të kuqve hapej një autostradë, por në harkun e 120 sekondave vlonjatët barazuan rezultatin me Souza, që fiksoi shifrat në barazim 1-1.

Apati dhe paqartësi, e mungesë e theksuar kreativiteti, skuadra e Sormanit i shfaqi të gjitha në fushë, pavarësisht dëshirës për të marrë rezultatin. Vetëm në minutën e 67 italiani mund të marrë frymë lirisht, kur Bardhi gjeti rrugën e rrjetës, duke i sjellë edhe zërin Sormanit, që nga java e ardhshme duhet të bëjë llogaritë me skuadrat që kanë një motiv për të luajtur e nga ku kalon pikërisht rruga për në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *