• |
ide | kryesore

Gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, Rama: Projekti do materializohet shpejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin që i bëri garës ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, deklaroi se projekti do të materializohet shumë shpejt.

“Ne jemi sot gati të materializojmë projektin e gjithë rivierës joniane. ne kemi bërë shumë e do bëjmë për të tërhequr vizitorët e huaj.  Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet. Edhe Aeroporti i Sarandës do të ndërtohet, ndërsa kyçi mbetet Llogaraja. Është bërë punë mbresëlënëse nga ministrja për të bërë një projekt sa më të mirë. Rruga më e mirë ishte që të cohet deri në fund projekti nga qeveria e të financohet nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se qeveria e shkuar kishte lënë rrugët rrugëve, duke mos arritur dot të bëjë projekte të rëndësishme për jugun e vendit.

Qeveria më herët ka bërë projekte skandaloze, gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe iu jemi rikthyer projekteve. I gjetëm rrugët të lëna rrugëve.  Kishte projekte komedie. Qeveria më herët nuk ndërhynte, sepse nuk donte të prishte objekte që i kishin “të vetat”. Tashmë Llogaraja është mozaik që po merr formë. Më pas vijmë tek rruga Orikum – Dukat e do vazhdohet me investimet në fshatrat e bregut. Po punohet për planin e zhvillimit në disa segmente. Bregdeti i Orikumit do të jetë me standarde deri poshtë në Borsh. Aktualisht po punohet në shëtitoren e Sarandës. Kemi nisur asfaltimin e Bypass-in e Vlorës. Edhe Byppasi i Fierit është përfunduar. Do bëjmë rrugë nga Miloti në Fier, ndërsa më tej do lidhet me Shëngjinin që shkon deri në Mal të Zi e na jep zhvillim turizmi”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama deklaroi se ndërtimi i tunelit të Llogarasë do të hapë vende të reja pune.

“Tuneli rrit në 11 mijë vendet e punës. Të gjitha këto vepra janë krejt ndryshe të ndërtuara nuk janë rrugë të lëna rrugëve. Janë ndërtuar mbi siguri të rëndësishme. Janë shumë gjëra për t’u bërë për Vlorën e Sarandën por edhe për Shqipërinë, por dua t’ju kujtoj se ndërsa sot flasim për projekte, përpara disa vitesh në Vlorë hyje fshehtazi.

Në këtë qytet kanë hyrë e kanë dalë figura me rëndësi e hyje në qytet fshehurazi, ku duhet të kapërceje fshehtas dhe kur shikoje drite thoshe ‘shyqyr që dola gjallë’. Sot Vlora dhe zona përreth janë bërë atraksion i madh. Sot fshatrat e jugut po transformohen dhe turizmi po merr hov në mënyrë të rëndësishme. Po ashtu, edhe vizitorët e huaj do e kenë më të lehtë të bëjnë pushime në jug të Shqipërisë. Kemi edhe projektin e Korridorit blu”, tha Rama, zbardhi bw.

Edi Rama ndër të tjera kujtoi se në Vlorë kanë kaluar figura të rëndësishme politike e kulturore, duke përmendur edhe faktin se gjyshi i tij fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”- tha ai.



11 Comments

  1. Ik or mortje andej, mashtrues ordiner. Ct’i bej vlonjateve te mi, qe jane komunista e budallenj e te votojne. Jepi or te lumte, tall bilen dite e nate.

  2. Qysh se kemi ditur ne qe ky e ka pasur gjyshin kampion te formula una te zhvilluar ne pisten e llogarase ,dhe thone qe ne ate gare moren pjese shume kampion te medhenj te kohes,por gjyshi ja u dhjeu te gjitheve,epo thone pastaj qe kry k. nuk eshte i zoti ky vjen nga dere kampionesh ,eshte bere si Maqo kylishi per tw genjyer.

  3. E hapi thesin Plaku Mere!Po tallen te gjith me ty o kryekaqol,je bere gazi Botes o tespiexhi!
    Mbas 7 vjet punime dhe 76 milion euro perfundon 22 kilometrat Bypass-it te Fierit !
    Qershor 2018.Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e reja të qarkut të Vlorës, ku tha se aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do të jetë konkurrues i drejtpërdrejtë me Rinasin.Korrik 2016 ,Milva Ekonomi Ministre e Zhvillimit Ekonomik deklaron ,se ne zonen e Karpënit do te investohet 5 Miliard Dollare per ndertimin e nje Porti,ku do te punesohen mbi 70 mije persona!

  4. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.Ste pelqen ziguri,ti kerkon te behet si rr kombit qe dashuria salih per 60km rruge qe I kushtoje shqiptareve 1.3miard euro dhe kurre nuk e mbaroje e la me shtate ura te pa perfunduara

  5. Projekt i duhur edhe pse eshte per oligarket qe Rama po i fal bregdetin shqiptar. Por keta makuter po grabisin pronat e tjetrit dhe nuk do mund ti lejoj njeri.
    Po behet me leket e shtetit qe ta bej kompania e oligarkeve , Gjikuria apo ndonje prane qeverise

  6. 300 METRO GJATESI KE ASFALTUAR o rrace e poshter ke mashtron ti popullin dele?Ky i mashtruar eshte ,i eshte mpire truri si qefulli i lagunes te Nartes.

  7. Ti o qen rrugesh jo vetem qeverine e kaluar por edhe betejat e Gjergj Kastriotit i mohon o mortje. Sepse ti o kkk – vesur, asgje nuk ke bere perveç vjedhjes dhe tradhetise o mut muti. Dhe normal qe shpirtin tend te zi e gerryen gangrena e xhelozise se provincialit gdhe e te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *