• |
ide | kryesore

Gashi vjen në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

-Instant, Paparazzi, Slider



Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.

Ai ka bashkëpunuar me yje të muzikës botërore, por së fundmi ka surprizuar fansat me një super lajm!

Gashi do të bashkëpunojë me një shqiptare të kosovës, e njohur për publikun tonë.

Ajo quhet Njomza dhe Gashi ka tepër besim në talentin e saj.

Reperi ka ndarë në InstaStory një foto të këngëtares shqiptare, krahas së cilës shkruan:

“Kjo është një prej artisteve më të mira të të gjitha kohërave, thjesht nuk e dini akoma.”

Ende nuk është bërë i ditur titulli i projektit të përbashkët apo data e publikmit, megjithatë mezi po presim të shohim dy shqiptarë të djegin playlist-at botërore!

Reperi shqiptar ka bashkëpunuar gjithashtu më herët me Ledri Vulën dhe kënga e tyre “That’s mine” u bë hit në rrjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *