• |
ide | kryesore

Guardiola kundër racizmit, por në Spanjë i kujtojnë çfarë i tha Roberto Carlosit

-Instant, Sport



Pozicionimi i qartë kundër racizmit nga ana e Pep Guardiola janë dëgjuar jo pa polemika në Spanjë. Tekniku i Manchester City, duke folur për inisiativat e Premier League në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’, nuk kishte përdorur xhentilesë fjalësh për të thënë si e mendon: “Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si i kanë trajtuar personat me ngjyrë në 400 vitet e fundit, më vjen turp nga ajo që të bardhët kanë bërë”. Tifozët e media spanjolle, sidomos ata historikisht më pranë Real Madrid, kanë gjetur rastin për ti kujtuar katalanasit një episod të disa viteve më parë, kur pas një ‘Clasico’ sulmoi Roberto Carlos që ishte ankuar për koret raciste ndaj tij nga ana e tifozëve të Barças.

Cështja i përket 1997: në përfundim të një ndeshje mbrojtësi Brazilian denoncoi fyerjet që i erdhën nga shkallët e Camp Nou, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit blaugrana. “Ky zotëria flet shumë”, sulmoi Guardiola duke theksuar se si Roberto Carlos kishte pak muaj në Spanjë e për kaq nuk mund të akuzonte për racizëm katalanasit.

Tani që pozicioni i Pep duket i ndryshuar, të shumtë ishin ata që i kujtuan këtë kontradiktë. Madje edhe një ish-koleg si Santiago Canizares, i intervistuar nga Marca, e evidentoi: “Kur ishim në kombëtare flitej për politikë e Pep ishte i moderuar – ka thënë ai – Nuk e di sa ka ndryshuar në këtë aspekt. Më vjen keq kur e dëgjoj që flet kështu për Spanjën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *