• |
ide | kryesore

Akti i rrallë/ Parlamenti Europian penalizon Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Parlamenti-Europian-701x467.jpg



Të tjera kushte për Shqipërinë dhe negociata praktikisht ende të pahapura. Ky është përfundimi që është arritur me votimin e vonë të mbrëmjes së djeshme në Parlamentin Europian. Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, PE miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”. 

Ky është një akt i paprecedentë për Parlamentin Europian. Ky insititucion nuk ka shtuar kurrë kushte, kur si në rastin e Shqipërisë, vendet anëtare të BE kanë dhënë dritën jeshile për negociatat. Votimi është bërë pranë mesnatës së djeshme. Edhe pse ky amendament është iniciuar nga grupi i Partive Popullore Europiane, çka bie në sy është vota masive e eurosocialistëve për të shtuar kushte. Dyshohet që ky pozicionim i të majtëve ka ardhur si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kjo votë ndëshkuese lexohet edhe si ndarja përfundimtare e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në rrugëtimin europian. Ndërkohë që Maqedonia fqinje pritet të kryejë Konferencën Ndërqeveritare, ky votim e bën praktikisht të pamundur për Shqipërinë të vazhdojë rrugëtimin dhe mbajtjen e kësaj konference, pa zgjidhur 15 kushtet e fundit.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler vjen pas mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

Taulant Balla paraqiti një lutje në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok por kjo nuk u mor parasysh.

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve, sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.

Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqsimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet.

Njëri prej kushteve është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut. Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.

Shkresa e Grupit PPE:

[ Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor” do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

“thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”

[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]



67 Comments

  1. Prandaj gerthiste dje palloshi ne parlament .Se do ta grise marveshjen
    I paskan shkuar paret deme per pagesen e radhes qe shkoje ne France me avion private.
    Ptu rrace ndyre .

    1. Ore ju trushpelaret e PDs .. Kushe me thote se cili kushte eshte shtuar ?
      E lexova disa here artikullin e Lapsit dhe ishte nje pacavure e madhe , komplet manipulim.
      Ishin 15 kushte jane akoma 15 kushte. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte thirrja se pa u zbatuar keto kushtet nuk hapen negociatat.

      E gjithe brendia e deklarates ishte ”” 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare ””’

      Ku eshte PENALIZIMI ketu ? Cdo njeri e dinte se egzistojne keto 15 kushte te cilat u publikuan ne fillim te Marsit.
      Me habiti se asnje gazete tjeter nuk e ka kete lajm me titull bombastik .

      1. O truthar i Rilindjes ne qeverine e Berishes ishin vetem 3 kushte qe ky maskarai yt u fut ne greve “urie “ per mos ti votuar qe te vinte ne pushtet. Dhe e zhyti Shqiperine edhe me keq si ne negociata nga 3 ne 15 kushte si edhe ne borxh publik. Hajdut pathologjik.

        1. me vertet kujton ti se po te plotesoheshin ato 3 kushte do hapeshin negociatat ?
          Nese vertet e mendon keshtu atehere je shume naiv.

          1. mbase ai zoteria eshte “naiv” por ti je i lig!

      2. Per Ai. Se nuk kupton ti, askush nuk ka faj. Eshte problem i aftesise se trurit ten per te perpunuar informacionin. Problemi eshte shume i qarte, negociatat qe u hapen ne qershor 2018, per te cilat u hapen shishe shmapanje dhe u dekoruan njerez, do te fillojne pasi te plotesohen 15 kushtet e prillit 2020, kur Maqedonise se Veriut iu hapen realisht negociatat ndersa ne na u tha qe duhet te plotesojme ato 15 kushte. Meqenese asnje nga kushtet nuk eshte plotesuar, atehere takimet nderqeveritare nuk do behen, ndersa me Maqedonine e Veriut keta takime do te behen. Shkurt dhe sakte: Fajin e ka Saliu dhe shpellaret…

    2. ceshtja e hyrjes ne evrop ka ngjashmeri me propaganden komuniste ,per 50 vjet do ndertojm socializmin qe kurr su ndertu,por ,ceshtja hyrjes ne evrop per ne esht nje plan idot ,1 shekullor qe ende vazhdon ,por shpresoj qe shpejt te gjith keto plane do doshtojn dhe shqiptaret marrin ate cfar meritojn nje shqiperi etnike me 25 milion shqiptar etnik,nuk perjashtohet as kjo te ndoll

    3. ””””””””’ Lajm i 19-06-20 …. Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa dje kur u miratua në parim. Nga 388 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian ”””””’

      kushtet

      1- Miratimi i reformës zgjedhore
      2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
      3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë
      4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK
      5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar
      6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit
      7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
      8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi
      9- Prova të vazhdueshme – Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.
      10- Progres në reformën e administratës publike.
      11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.
      12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
      13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.
      14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit
      15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

  2. Lene ne si shtet qe na mori frymen Gerdalla por i mbushet mendja te genjeje dhe parlamentin Europian, km kurv, injorant, legen, hajdut, me fajet e veta fajson te tjeret,ik ik ik ik rrace muti, plere e pa pare, ik se per 50 vite s do mund te ja ndryshon imazhin vendit tim.

  3. Ajo qe te ben pershtypje eshte se si parlamenti europian nuk ia paska varur Taulant Balles. Ky eshte budallalleku me i madh i ketij parlamenti dhe per kete duhet te kete zgjedhje te parakohshme. Taulant Balla, qytetari i nderuar nga fshatrat malore te Librazhdit, te hidhet kaq lehte poshte?! Kjo eshte e pamundur. Taulant dhe Elisa, perpara ne fitore te reja se bashku me kryetarin e bashkise Tirane i cili nuk este zdroms

  4. Qe ta kuptoni ju tocat. Keto 15 kushte nuk realizohen me nje te shtypur te butonit. Ato jane kushte qe duhen rrespektuar sepse i sherbejne demokracise. Gjykata kushtetuese do kohe te marre forme dhe te punoje normalisht, po ashtu edhe gjykate e larte. Po ashtu edhe denimi i manipulimit zgjedhor nuk behet brenda dites se ja dhe arrestove nje person te perfshire ne kete krim por gjykata e nxjerr te pafajshem. E kuptoni se sa zgjat si proces deri ne konferencen e pare. Pjesa tjeter e vendimeve te parlamentit europian vendoset nga lobingjet dhe sponsorizimet qe nisin nga Tirana. E kujt po i rruhet e ne Europe per kete fshat te vogel kur ajo ka super problemet e veta madje edhe te shperberjes se BE.

    1. Nderkohe o toc, fillohet duke mos i mohuar , fillon plotesimi dhe monitorohet procesi..Edi Rama per EU flet me te njejten gjuhe si vucic..pisa autokracie

  5. Kerkojme shpjegime ne, me te varfrit e Europes prej politikes moster
    ,shume e pasur nga pasurite qe Zoti i ka dhene.
    Ti Zonja Merkel perkedhele nje perbindesh politik duke i dhene fryme e krahe dhe jaku jemi:
    Sii qytetare dua te di kush jeni ju Zonja Merkel dhe cfare agjente fsheh nen mantel ?
    Te besuam si popull por ti nuk shihje na ne .
    A ke marre pjese ti Zonja Merkel ne ritualet e ketij perbindshi qe frymon vetem duke ju marre frymen shqiptareve?
    Mbaje mbi shpine kete mekat.
    Tani pyetja eshte : ne cilen Llozhe je e perfshire?
    Pse me veprimet e tua e cove Shqiperine ne kete pike???

  6. Te pakten shpetoi Maqedonia nga ne.Nuk e kypton ky gerdalle KM ,ky i semure psiqik qe Eoropa i thote hap krahun or deshtak. Europianet jane te rafinuar e quteteruer dhe dicka te keqe t’a thone me takt ose me veprime bjeri deres te degjoje dritarja,por frika nga ndeshkimi i korrupsionit galopant,burgu te ben te reagosh si drogmeni yne. TURP! Ngelem ne mes te detit dhe per disa vjet pasi nuk na mjaftoi 07,nuk na mjaftoi idjotlleku me ata te keshillit te warkut Fier por duhej dhe kjo flame me emrin e bukur Rilindje qe t’a conte ne kalendat greke integrimin e Shqiperise.

  7. Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës.

    Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD. Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina.

    Filluan teoritë kospirative, k sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.

    Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e “shpëtoj dot marrveshja” e Rudinës me Ramën.

    I gjithë lançimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qënë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t’i nënshtrohet Lulzim Bashës.

    Tani, shpurra e Lulzim Bashës me në krye Çimin e syrit, duhet t’i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.Keto kushte do i kene detyre cdo qeveri qe do vij ne pushtet dhe per 10 vitet e ardheshme o shpellkare gazekar dhe ju shpellkar komentues

    1. Me siguri kete ta ka thene Taulant Balla o i paemer i ores 10:47. Meqe nuk i ka ecur fjala me eurodeputetet e majte, te ka gjetur ty si koke e madhe qe je dhe ti po ia ve ne dukje shpellkareve dhe gazekareve sic i quan Taulanti i fshatrave te Librazhdit dhe Erjoni i fshatrave te Kucoves (megjithese per kete te fundit ka llafe sikur eshte me origjine diku nga Lindja e Mesme) por kjo mbetet ne kuadrin e llafeve. Dhe ti o mendjendrituri i partise, me nje inteligjence qe e le pas njeriun e Neandertalit, me idene idiote qe je i afte te besh diversion, fut ca shkrime per nje person me kapacitet intelektual nen mesataren. Nese ke marre persiper detyren e shenjte qe te mbrosh partine tende, duhet te daleswh e te bertasesh me te madhe qe keto jane SHPIFJEEEEEE sepse negociatat jane hapur qe ne vitin 2018 dhe gjithe keto probleme po krijohen nga njerez si Merkel e Macron qe jo vetem nuk ia kane idene e drejtimit te shtetit, por edhe jane ziliqare per arritjet e medha qe ka Shqiperia e cila ka bere edhe projektin per aeroportin e Kukesit qe duhej te kishte perfunduar qe para tre-kater vitesh. Keshtu fitohet sufllaqja dhe nje shishe llalle per ta pire ne dy vakte.

  8. Me vjen me qesh kur lexoj ca komentues qe thojne Rama te hapi krahun, ja mire e hapi po per ke po do e hapi, per Lulin, Moniken, Mediu, Ndoken, Duken.
    Tani ju do me thoni qe keta jane e ardhmja jone mbas 30 vitesh.
    HAHAHAHAHAHHAHAHAH

      1. Ore me mire te dali Sala, te pakten eshte i afte, edhe njerezit do zgjedhin edhe njehere midis hajduteve te rilindjes edhe Sales, sic zgjjodhen midis qeverise hajdutebte Nanos edhe duarve te pastra te Sales.
        Po kjo eshte e keqja qe skemi as Salen kemi ato 5 vk

  9. PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON DHE POLITIKES SONE NUK I RRUHET.
    ASNJE NGA KASTA POLITIKE NUK DO HYRJEN NE EUROPE , KESHTU BEJNE ÇA TE DENE .

  10. O Skenderbe ! Ka ardhur koha te vije kush te doje se me i mire do jete.Ne kishim Berishen autoritar sa s’ka por ngecja e integrimit dhe korrupsioni nuk ariten keto maja,oligarkia s’kish kapur shtetin si tani.Pastaj Basha (personalisht s’kam ndonje simpati) s’eshte provuar si KM mbase ja del ,n.q.s eshte i njejte duhet t’a shfarosim sa me shpejt.Ketu s’duhet te rije nje qeveri me shume se 4 vjet ne pushtet ndryshe ajo shnderohet ne nje bande hajdutesh ku masha jane oligarket.Une personalisht e kam votuar Rilindjen me 2013 por deri me sot nuk e pashe gjekundi.Pashe nepotizem absolut,abuzim,korr. galopant,krim deri ne parlament,injorance ne drejtim,vjedhje ne administrim varferim te shqiptareve dhe propagande e ngritur ne sistem,sigurisht dhe buzekuq ne ekonomi. Uji qelbet po mos qarkulloje thote populli pale po qe i qelbur qe ne fillim ai behet fekale.

    1. Po kjo pra eshte e keqja qe gjitmon ke pas nje alternative zgjedhje, ne 97-Ps, ne 05-Salen,13-Edin.
      Fatkeqesisht tani ke kto te 5 qe nuk jan as per merite si opozite, se te pakten Sala e Edi luftonin kur ishin ne opozite. Kto bojkotuan cdo gje edhe tani dalin si alternative zgjedhje.

  11. U thome qe negociatat o i hapi Rudina Hajdari bashke me Lymin e Lushnjes pa lene mrapa dhe Nimut Musain derrin e Patosit,keta jane figura qe o ta cojne shqiperine nga fitorja ne fitorje .Nuk e besoj dote si ja ka dhier tao taos parlamenti Europian ketij figure poliedrike te kombit te Librazhdit ,kjo nuk durohet ,duhet me nje here te bejme nje rezolute prane OKB se per kete padrejtesi qe i kane bere shokut Taulant palla ,uh sa do te pikellohet shoqja Elis bashke me Pandi Majkon .

  12. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.O shpellkare zgjidhni ndermjet grides e salianjit,une votoj griden,po ju

    1. Kujdes se po t’i bejne femrat e fisit kuti votimi dhr keta shpellkaret nuk jane si qytetaret Balla apo Manja, keta leshohen me nga 30-40 vete ne kutite e votimit. Por nuk mendoj se perben problem per ty, ty te mjafton Grida

  13. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndaluar te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëmë urdhëroi “Në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor i thash, kërkon kokën tënde.Po nuk ngordhi salihu dhe salistat qe e lepijne gjithe diten nuk na fusin ne europe

  14. Na plasi trapi per parlamentin evropian. ate pune kane ata terhiq e mos e keput. dava pederastash. kemi ameriken si shpirt

  15. ku jane kushtet e shtuara mer idiotet e PeDes? hedh nje budall nje gure ne lume dhe 1000 te tjere se gjejne dot shkruan nje gomarllik bytheci Andi Bushati dhe te gjithe mbrapa tij popull rrot kari Zaten dava malokesh dhe shpellaresh

  16. Prite kur te dalin e te thone tani qe negociatat u hapen per shqiptaret sepse rreth 30% e MV jane shqiptare. Kaq kane kapacitet kenetaret rilindore

    1. mos u merr me “kenetare” e dasi krahinash..ne fakt ne veri eshte me e lehte te gjenden keneta(nga thumana e Lezha e pastaj nga lugina e drinit e neper torovice)..Keshtu eshte Shqiperia, ca keneta e fusha e ca kodra e male..ndaj fol mire!

  17. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

    Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” (edhe pse ligji i referohet specifikisht vetëm fake-neës) Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita.

  18. 44 000 shqiptare me statistika te INSTAT jane larguar nga ‘Shqiperia qe duam’ ne 2019. Shifra me e larte ne dekaden e fundit. Kete gje natyrisht e dijne dhe keta te BE…

  19. Aaaa bushat bushat lavire ngele gjithe jeten. Sa per keta shpellaret e sales qe komentojne ketu dhe bejne analize te thelle te problemit nuk e kane haberin se cfare lojrash luhen ne kurriz te atij vendi……

      1. Po ku ju le sala me shoke juve tju hapen syte dhe te ndricoheni more te urruar ata kane bere miljona dhe juve si popull akoma kaloni muajin me 200 mije leke te vjetra

        1. Ashtu eshte andej nga fshati yt? Kete vit qe nuk do vini, do kurseni talljen e doganierit me ju! Kjo puna e Covid-it do tu dale me mire…Dhe mos harro, jepi mocos

  20. Po te ishte dinjotoz Rama jepte doreheqjen dhe shpallte zgjedhje te parakoheshme per ti hap rruge vendit per ndrydhim e zhvillim. Vota kundra ne masë eshte edhe per arsye se Rama ka shtyre dhe mbeshtetur Thaçin te merret vesh me Vuçiç me ndermjetesim Amerikan. Shqiperia eshte shtet mafjoz me politikane te kapur nga shume interesa, prandaj ka per tu katandisur keq e jo me te aderoj ne BE.

  21. Per ndonje qefli shpellaresh te shkoje se i ka me shumice ne kryesi te Rilindjes!
    Ja ca prej tyre – Tauland librazhdjot Balla, Damjan gramshalesh Gjiknur, Ulsi malokhane Manja, Sander malok Leshi, Lindit marroke Nikolla e nuk po zgjaten me por edhe nje te fundit, ai Gent morracaku Cac a Kak si e ka.

  22. O ti i paemer dhe ti emigrant kari.Kur shpellaret ndertonin rruge hoqen vizat,e futen ne Nato kur kerkohej 3 kushte ju diqnin gomat e hynit ne greve urije.Ju jeni te kulluar o ju vrafte zoti.

    1. Kujdes me karin e emigrantit o sorre se nuk je ti. Per cilet rruge e ke fjalen ti per ato me cilesi zero se leket i futen ne xhep apo per naton qe kujton ajo rradakja jote e trashe se te futi sala me ate ushtri qe kishte tre kaptere dhe dy kallashe te ndryshkur apo vizat qe i ke dhurate nga gjermani se po te ishte per salen skishe asnje shans

      1. Ja edhe emigranti i ndricuar qe e di NATON konkurs bukurie. Nuk cuditem hic me keta jovertebrore se i kam me dengje ketu ne Itali. More sikur u ke ngrire trurin ne vitin 1985.

  23. Ooooooooo imigrant po ku je o vrare ,si te ka Cecua ty e hengre sufllaqen per darke ,e ke ngrene pa tjeter qe ke filluar te besh gojore ,o mikrob I dale nga bytha e Edvinit, po shave ti kam shkerdhyer me fis e liber shpie une dhe Shaban Memia ,more vesh o kurveeeeeee ose kurvi I bunkerit te Endri Fuges.

    1. Une nuk shava njeri o ti papagall qe i thua vetes shqipe po meqe e do me te share ropt ku ti kesh plere muti

  24. O emigrand bythe qire apo harove se per te mare nje vize duhej te paguaje milioana leke.Qe qanin prinderit per te pare femijet.Apo te vjen keq se shkojne e vijne vetem me pashaporte.Haram per ju qe i mohoni keto gjera.Dhe te dele ndonjeri ti mohon keto gjera.

  25. Është një zdroms i rilindjes ripjerdhjes komuniste nuk di gjë tjetër të shkruj vetëm shkruan ,malok ,shpellar po ikujtoj se nga malsia ishte edhe skënderbeu isa boletini luigj gurakuqi at gjergj fishta elez isufi shote galica adem jashari ,kurse të mjafton taulanti me spiropallën dhe ed gërdallën ,të fala mamit,,ç,,çççç

  26. Ferrat na i ka shkulur Lali Eri per toke gradacelash, gomeret rilindas te rilindur se prapthi hajne gogela dushku. Kaqe hipokrite, e bejne sikur s;ka ndodhur gje keta hajvaner zuzaresh kope krimbash qe shkojne pas vijes se mashtrimit te Rames? I teri ai parlament, voton ne menyre demokratike, e parimore per tia kujtuar mendje humburve, apo sikureve te qelbesirave rilindase se kane shume mangesi qe duhet ti riparojne, keta bejne sikur s;;dgjojne, sshikojne. s;lexojne. Por na hidhen edhe ne sulme me banalitetet komentare te tyre, duke shkuar aqe larg sa po e mohojne europen, e na kujtojne Ameriken, qe a thua se te dy keto kontinente jane kunder njeri tjetrit ne kete problem.Problemi qendron se e verteta dhe e pa tundeshme eshte qe kjo kaste politike rilindase ben sikur kerkon europen, per ta shfrytezuar, por nga ana tjeter saboton rrugen drejt asaj, Andaj kerkesat e europes jane te qendrueshme e rreale karshi nje qeverie e shteti hipokrit.

  27. KJO ESHTE ARRITJA ME E MADHE E PERSONIT EDI RAMA AI JA ARRITI QELLIMIT QE SHQIPERIA TE MOS PRANOHET NE BE KJA KA QENE ENDRRA E TIJ BABAJT DHE GJYSHIT TE TIJ KJO ESHTE DETYRE E RILINDJES QE DHE ATA ARRITJE QE U BENE NE 20 VITE TE LODHSHME DHE TE STERLODHESHME NGA NANO DHE BERISHA KETA TI HEDHIN NE DETE DHE SHQIPERIA PER SEKTIN RAMA,VELIA SHQIPERIA KA LINDUR PRO RUSE NE VITIN 2015.

  28. u rrah barbarisht nga agjentë civilë të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitin 1997 dhe u mendua madje se nga plagët e marra kishte vdekur.

    Por fati dhe Zoti e deshi që ai të shpëtonte. I hedhur nga një makinë pa targa, atë e gjeti të masakruar një fshatar i zonës afër Liqenit Artificial të Tiranës. Fshatari e strehoi dhe e mjekoi vetë dhe Bardhoku u kthye në jetë. Për ngjarjen e rëndë në atë kohë shkruajtën jo vetëm gazetat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

    Gjithçka rezultoi për shkak të shkrimeve që ai bënte si gazetar i kronikës së zezë, por që për disa oficerë të SHIK kjo ishte e barazvlershme me vdekjen.

    Ishte koha kur gazetarët rriheshin, masakroheshin dhe vriteshin dhe nga kjo nuk shpëtoi dot as Bardhok Lala,diktatura e salih karaxhic berisha per ju shpellkare te kuptoni kush eshte salihu

  29. Evropa kurve plak asnjeher, se ka mbeshtetur shqiperine, jo15 por edhe 100 kushte te plotesohen, keta kurvat e evropes qe nuk kane lene me shtete pa pushtuar histormisht tani na behen…si pjell e mire…ca ti bejme Skenderbeut qe iu bere prit turqeve e si la te shkonin ne perendim e te shikonin keto kurva sa iu vlen lekura…rrofte shqiperia…pa parti hajdute…

  30. Lajm idiot. Kush eshte ai qe beson ne keto gomarlliqe te Lapsit? S’ka asnje lajm ne internet mbi kete pike .Ku i gjeni keto pacavure apo ne baraken e SHQUP?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *