• |
ide | kryesore

Superiore: Tirana aleat me ‘armikun’ për titullin

-Instant, F1, Sport



Titulli mund të rihapet ose të kthehet në distancën e sigurisë për Tiranan, pikërisht në Javën e 30 të Superiores. Një javë delicate në fakt, sidomos për bardheblutë, që duhet të tregojnë që rrëzimi i parë i epokës Egbo nuk do ti kthehet në një sindromë, kur tëp resin në kryeqytet Vllazninë, por në anën tjetër kryeqyetasit shohin me shumë interes sfidën në Lac, ku do të jetë i impenjuar Kukësi ndjekës.
Nëse Tirana duhet të fitojë ndeshjen të premten me shkodranët, që vijnë nga dy barazime me Dedjan në pankinë, aleati mund ti vijë nga armiku Laci, mardhëniet me të cilin nuk është sa i ka patur të mira kohët e fundit, por që duke qenë në garë për Europën, mund ti japë ndalesën vendimtare Kukësit, që është i dyti 6 pikë larg.

Për Partizanin një tjetër mundësi 3 pikëshi për të kuruar plagët e një serie negative të të kuqve. Për Sormanin një ndeshje, ajo kundër Flamurtarit që mund të përmirësojë akoma bilancin, pas 8 golave të shënuar ndaj gjirokastritëve. Bylis e Skënderbeu e të shtunës është një déjà vu e ndeshjes së Kupës, ku ballshiotët shpresojnë të ketë përfundim të njëjtë në Adush Muca ndërsa korcarët të bëjnë edhe një provë më shumë për pikë në kampionat e replikë të kthimit të cerekfinales, kur përballë të ketë ballshiotët, tashmë në rezultatin e tretë pozitiv radhazi, por në Korcë.

Luftëtari nuk është pengesë për tu shqetësuar, sidomos për një skuadër që sapo ka mundur kryesuesit e pathyer në 16 ndeshje. Kështu, Teuta shpreson në tre pikë të sigurta në gjirokastër, por duhet të bëjë llogaritë me vështirësitë që skuadra e Martinit ka treguar pikërisht kundër të vegjëlve, i barazuar pikërisht në shtëpi në shkurt me Luftëtarin, që për më tepër është i turpëruar nga rezultati me Partizanin e do të dojë revansh…

JAVA E 30
19/06/20
Tirana 17 : 00 Vllaznia
Flamurtari 17 : 00 Partizani
20/06/20
Laçi 17 : 00 Kukësi
Bylis 17 : 00 Skënderbeu
Luftëtari 17 : 00 Teuta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *