• |
ide | kryesore

Tirana me 10 lojtarë shkatërron Vllazninë: shkodranët protestojnë për penalltinë e padhënë

-Instant, F1, Sport



Askush nuk kishte cfarë të priste, edhe pse pas një humbje një lloj ngërci është gjithnjë. Tirana cohet në këmbë pas rrëzimit në Durrë me Teutën, duke shkatërruar 3-0 Vllazninë në Selman Stërmasi, në një provë force e karakteri, edhe pse për gjithë 45 minutat e dyta ka luajtur me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit. Egbo si gjithnjë me sytë nga qielli, pret tashmë vetëm cfarë do të bëjë Kukësi në Laci 24 orë më pas.

Vllaznia ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa bardheblutë të egërsuar nga humbja e parë në 17 javë, mezi pritën të ktheheshin në shinat e sukseseve. Tekniku nigerian ndryshoi vetëm të padisponueshmit, ndërsa grupi funksionoi në mënyrën më të mirë. Do të kishte qenë një ndeshje pa histori, nëse në minutën e 25 shkodranët nuk do të reklamonin një 11 metërsh, pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Batha. Jorgji vazhdoi lojën dhe tani kuqeblutë e Dedjas, që provoi humbjen e parë, kanë një justifikim.

Në vetëm 6 minuta mes minutës së 30 dhe 36 kryeqytetasit ndëshkuan dy herë Vllazninë me golat e Torassa dhe Ngo’o. Kështu, ishte praktikisht një ndeshje e mbyllur, por për ta bërë pak më dramatike mendoi Hoxhallari, që në sekondat e fundit të pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht epërsisë numerike, Vllaznia nuk arriti të bënte asgjë, ndërkohë që Kale vulosi gjithçka me golin e minutës së 63. Me këtë fitore Tirana shkoi në kuotën e 62 pikëve, duke rikthyer 9 pikët nga Kukësi ndjekës, në pritje të ndeshjes së rivalëve në transfertën e Lacit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *